Lajme Zone
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarri në Vlorë/ Policia: Ka qenë aksidental, u shkaktua nga djegia e prizës elektrike

VLORË- Një zjarr ka përfshirë një hotel në lagjen “10 Korriku” në Vlorë, rreth orës 04:05 të mëngjesit. Si pasojë e flakëve janë lënduar 6 pushues, 5 prej të cilëve janë shtetas të Kosovës dhe një tjetër nga Rrësheni.

Sipas Policisë së Vlorës, pesë nga të lënduarit janë transportuar për mjekim të specializuar në Spitalin e Djegieve në Tiranë. Dy prej tyre kanë pësuar djegie të konsiderueshme në trup.

Ndërkohë, një tjetër i lënduar po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Vlorës. Nga zjarri janë shkaktuar edhe dëme materiale. Nga hetimet paraprake, përfshirë këqyrjen e pamjeve të kamerave të sigurisë, ka rezultuar se zjarri ka qenë aksidental. Sipas policisë, flakët dyshohet se janë shkaktuar nga djegia e prizës elektrike të një frigoriferi, i cili ndodhej në ambientet e restorantit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e rrethanave të saj./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *Fokus*KryesoreAktualitet