Lajme Zone
Zjarri në Shkozet, tymi i zi mbulon plazhin e Durrësit, e gjithë zona pa energji elektrike
Të tjeraPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 10 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarri në Shkozet, tymi i zi mbulon plazhin e Durrësit, e gjithë zona pa energji elektrike

Shëllunga tymi të zi, e shkaktuar nga zjarri që ka përfshirë një magazinë në zonën e Shkozetit, ka mbërritur deri në zonën e plazhit të Durrësit, duke krijuar një situatë të pazakontë në kulmin e sezonit turistik. Pamjet nga plazhi tregojnë një atmosferë të rënduar, ndërsa tymi është bërë i dukshëm në një zonë ku në këtë periudhë ndodhen mijëra pushues. Siç shihet nga pamjet e publikuara nga Polit

Shëllunga tymi të zi, e shkaktuar nga zjarri që ka përfshirë një magazinë në zonën e Shkozetit, ka mbërritur deri në zonën e plazhit të Durrësit, duke krijuar një situatë të pazakontë në kulmin e sezonit turistik. Pamjet nga plazhi tregojnë një atmosferë të rënduar, ndërsa tymi është bërë i dukshëm në një zonë ku në këtë periudhë ndodhen mijëra pushues. Siç shihet nga pamjet e publikuara nga Politiko.al, retë e tymit janë përhapur në drejtim të Plepave dhe Golemit. Zjarri në zonën e Shkozetit vijon të jetë jashtë kontrollit, ndërsa forcat zjarrfikëse po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Për shkak të situatës së krijuar dhe rrezikut nga zjarri, qyteti i Durrësit ka mbetur pa furnizim me energji elektrike. Autoritetet po monitorojnë situatën, ndërsa u bëhet thirrje qytetarëve dhe drejtuesve të automjeteve të shmangin zonat e prekura.

Deri tani nuk ka ende një informacion zyrtar për shkaqet e zjarrit. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm