Reforma e re administrativo-territoriale ka nxitur reagimin e banorëve të Poliçanit, të cilët kanë dalë mbrëmjen e së enjtes në protestë kundër projektit që parashikon shkrirjen e bashkisë së tyre. Me pankarta në duar dhe thirrje kundër qeverisë, protestuesit kërkuan që Poliçani të mos humbasë statusin e bashkisë.
Gjatë protestë kryetari i Partisë Socialiste në Poliçan, Erjon Zylyftari, njoftoi dorëheqjen nga partia.
Në shenjë kundërshtimi ndaj reformës, qytetarët dogjën teserat e Partisë Socialiste në sheshin e qytetit dhe firmosën një peticion për të kundërshtuar ndryshimet e propozuara në hartën e re territoriale. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

