Lajme Zone
Zjarri në Rriban të Mallakastrës, nis ndërhyrja nga ajri
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarri në Rriban të Mallakastrës, nis ndërhyrja nga ajri

Ka nisur ndërhyrja nga ajri për shuarjen e zjarrit në Rriban të Mallakastrës

Ka nisur ndërhyrja nga ajri për shuarjen e zjarrit në Rriban të Mallakastrës

Ka nisur ndërhyrja nga ajri për shuarjen e zjarrit që ka përfshirë zonën e Rribanit, në Bashkinë Mallakastër. Helikopteri i angazhuar në operacion po kryen hedhje uji mbi vatrat aktive, ndërsa në terren vijojnë punën pa ndërprerje forcat zjarrfikëse, punonjësit e shërbimeve pyjore dhe strukturat e emergjencave civile.

Flakët, të favorizuara nga temperaturat e larta dhe era, janë përhapur me shpejtësi në një terren të vështirë, duke e bërë të domosdoshme ndërhyrjen edhe nga ajri. Autoritetet po punojnë për izolimin e zjarrit dhe shmangien e përhapjes së tij drejt sipërfaqeve të tjera dhe zonave të banuara. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet