Trafiku në aksin rrugor Fier–Kthesa e Patosit është rënduar ndjeshëm me fillimin e muajit gusht duke krijuar kolona të gjata automjetesh në drejtim të qyteteteve Roskovec, Patos apo Mallakastrës. Sipas vëzhgimeve në terren, radha e mjeteve që lëvizin nga drejtimi i Patosit për në Fier arrin nga 3.5 deri në 4 kilometra. Kolona nis në zonën e Fierit dhe vijon deri pranë kthesës së Portëzës, duke shkaktuar vonesa të konsiderueshme për drejtuesit e automjeteve. LEXO edhe...Kontribut i vyer prej 34 vitesh në radhët e Policisë Fier, Hita vlerëson me Certifikatën e Karrierës inspektorin Gramos Topi Në terren ndodhen shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat po punojnë për të menaxhuar qarkullimin dhe për të normalizuar situatën. Megjithatë, për shkak të fluksit të lartë të automjeteve, trafiku vijon të mbetet i rënduar. Drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë durim, të respektojnë udhëzimet e Policisë Rrugore dhe të shmangin, nëse është e mundur, lëvizjen në këtë aks deri në normalizimin e qarkullimit. U.D/ReportTv.al Fier Kthesa e patosit Roskovec Patos mallakaster trafik Komento Komente Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 57% 100 bashki (PD) 16.1% 61 bashki (si sot) 26.9% Vota total: 5262 Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?

