Lajme Zone
56 sulme kibernetike në minutë ndaj sistemeve kritike në Shqipëri, mbi 14.6 milionë tentativa në vetëm gjashtë muaj, AKSK: Monitorimi vijon pa ndërprerje
TeknologjiReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

56 sulme kibernetike në minutë ndaj sistemeve kritike në Shqipëri, mbi 14.6 milionë tentativa në vetëm gjashtë muaj, AKSK: Monitorimi vijon pa ndërprerje

Financat, administrata publike, energjia dhe infrastruktura digjitale janë mes sektorëve që kanë qenë në shënjestër të sulmeve.

Mesatarisht 56 tentativa për sulme kibernetike janë regjistruar çdo minutë ndaj infrastrukturave të informacionit në Shqipëri gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026. Shifrat janë publikuar nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), sipas të cilit nga janari deri në qershor janë regjistruar gjithsej 14,628,595 tentativa për sulme ndaj infrastrukturave të ekosistemit kibernetik shqiptar. LEXO edhe...Dita e 65-të e tubimit, protestuesit sulmojnë SPAK: I shërben Qeverisë! Pyetjet që iu bënë Ballukut, u paracaktuan nga vetë ish-zv.kryeministrja Më shumë se gjysma e tyre, 54%, kanë pasur në shënjestër infrastrukturat e rëndësishme të informacionit, ndërsa 46% janë drejtuar ndaj infrastrukturave kritike. Sipas AKSK-së, tentativat kanë synuar sektorë kyç të vendit, si sistemi financiar, administrata publike, infrastruktura digjitale, sektori energjetik dhe sektorë të tjerë të rëndësishëm. Autoriteti thekson se monitorimi i kërcënimeve kibernetike vijon në mënyrë të pandërprerë, ndërsa po forcohen edhe masat mbrojtëse për të rritur sigurinë dhe qëndrueshmërinë e infrastrukturave të informacionit në Shqipëri. Vetëm pak muaj më parë, Posta Shqiptare dhe Kuvendi i Shqipërisë u goditën nga një sulm kibernetik si pasojë e të cilit, në këtë institucion u fshinë një pjesë e të dhënave në disa llogari përdoruesish të punonjësve të administratës. Për të dy sulmet përgjegjësinë e mori Homeland Justice, një faqe e internetit me shtrirje ruse që u shfaq para sulmeve kibernetike në portalin shtetëror e-Albania, në mes të korrikut të vitit 2022. Sipas analizës së Microsoft, pas kësaj faqeje qëndron një grup i lidhur me Qeverinë iraniane. Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Teheranin pas sulmeve të vitit 2022 të cilat patën në shënjestër infrastrukturën digjitale shtetërore dhe shërbimet publike. U.D/ReportTv.al AKSK sulme kibernetike Tirane Komento Komente Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 57.1% 100 bashki (PD) 16% 61 bashki (si sot) 26.8% Vota total: 5326 Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?