Lajme Zone
Zjarri në Rragam po zbret drejt banesave, banorët kërkojnëndërhyrje urgjente
EkonomiJOQ Albania

Zjarri në Rragam po zbret drejt banesave, banorët kërkojnëndërhyrje urgjente

Një zjarr ka përfshirë malin e Rragamit në Shkodër, në Njësinë Administrative Gur i Zi, ndërsa flakët po përhapen në zonën malore dhe po afrohen drejt banesave.

Një zjarr ka përfshirë malin e Rragamit në Shkodër, në Njësinë Administrative Gur i Zi, ndërsa flakët po përhapen në zonën malore dhe po afrohen drejt banesave.

Banorët e zonës kanë kërkuar ndërhyrjen e zjarrfikësve dhe ndihmën e një helikopteri për shuarjen e zjarrit. Sipas një denoncimi të mbërritur në redaksi, banorëve u është thënë se për ndërhyrjen e një helikopteri privat nevojiten rreth 5 mijë euro.

Banorët thonë se situata është shqetësuese, pasi zjarri po përhapet në terren dhe ekziston rreziku që flakët të afrohen edhe më shumë pranë banesave. Banorët apelojnë për ndërhyrje urgjente për të vënë nën kontroll zjarrin dhe për të shmangur pasoja të rënda.

Denoncimi i qytetarit:

Përshëndetje JOQ Albania. Dua të bëj një denoncim urgjent për një zjarr që po përhapet në mal dhe po rrezikon banesat tona.

Ne kemi telefonuar dhe kemi kërkuar ndërhyrjen e zjarrfikësve dhe të helikopterit, por na është thënë se për të sjellë helikopterin duhen rreth 5 mijë euro. Nuk e dimë nëse kjo është e vërtetë dhe kërkojmë që rasti të verifikohet nga institucionet.

Situata është serioze sepse zjarri po afrohet drejt shtëpive dhe kemi frikë se mund të ketë pasoja të rënda. Ju lutem publikojeni dhe ndihmoni që autoritetet të ndërhyjnë sa më shpejt.

Kam edhe foto/video të zjarrit si provë. Adresa esht rragam shkoder ne njesin administrative gur i zi Helikoptera ska thojn duhet me pagu 5 mij€ per t’ardhur jan privat se te shtetit s’lodhen per ket pjes Ne malin e rragamit esht i bashkuar ky mal me malin e bardhajve Por vatra esht ne rragam shkoder