Lajme Zone
Zjarri në Riban të Mallakastrës merr përmasa të mëdha/ Flakët përfshijnë kurorat e pishave, nis ndërhyrja nga ajri. Evakuohen 15 familje bashkë me bagëtitë e tyre
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarri në Riban të Mallakastrës merr përmasa të mëdha/ Flakët përfshijnë kurorat e pishave, nis ndërhyrja nga ajri. Evakuohen 15 familje bashkë me bagëtitë e tyre

Për shkak të erës së fortë, vatra e zjarrit në Riban të Mallakastrës ka marrë përmasa të mëdha.

Për shkak të erës së fortë, vatra e zjarrit në Riban të Mallakastrës ka marrë përmasa të mëdha. Siç raporton korrespondenti i Top Channel Neritan trifoni, flakët janë përhapur me shpejtësi dhe kanë përfshirë kurorat e pishave, duke rritur rrezikun e përhapjes së zjarrit.

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) janë nisur drejt fshatit Rriban në Mallakastër, ku një zjarr i përmasave të mëdha vijon prej orëve të mëngjesit.

Flakët janë përhapur me shpejtësi në zonë, ndërsa situata mbetet problematike pasi zjarri po afrohet drejt banesave.

Policia ka evakuuar 15 familje, bashkë me kafshët e tyre shtëpiake dhe bagëtitë. Forcat zjarrfikëse vijojnë luftën me flakët për të bërë të mundur izolimin e vatrës dhe shmangien e rrezikut për banorët dhe banesat duke ndërhyr edhe nga ajri me helikopter.

Mallakastër

Shërbimet e Policisë evakuuan 15 familje, si dhe bagëtitë dhe kafshët e tyre shtëpiake, ndërsa vijojnë kontrollet dhe angazhimi në të gjithë territorin e prekur nga flakët.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, shërbimet zjarrfikëse, Forcat Kombëtare të Sigurisë, strukturat e emergjencave civile, me mbështetjen nga ajri të një helikopteri të Ministrisë së Mbrojtjes dhe një avioni Canadair, janë angazhuar maksimalisht që në orët e para të mëngjesit në fshatin Riban, ku një zjarr masiv ka përfshirë sipërfaqe të mëdha toke, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në bimësi.

Për shkak të përhapjes së flakëve drejt zonave të banuara, shërbimet e Policisë ndërhynë menjëherë për evakuimin e 15 familjeve, si dhe të bagëtive dhe kafshëve të tyre shtëpiake, me qëllim garantimin e sigurisë së jetës dhe të pronës së banorëve.

Aktualisht, shërbimet e Policisë vijojnë të jenë të angazhuara në terren, në bashkëpunim me forcat zjarrfikëse, Forcat Kombëtare të Sigurisë, strukturat e tjera përgjegjëse, me mbështetjen nga ajri të një helikopteri të Ministrisë së Mbrojtjes dhe një avioni Canadair, për izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit, si dhe për ofrimin e ndihmës ndaj banorëve të zonës.

Njëkohësisht, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit, dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit, nëse zjarri rezulton të jetë shkaktuar nga veprime të kundërligjshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon ndaj të gjithë qytetarëve të mos ndezin zjarre për djegien e mbetjeve bimore apo për çdo qëllim tjetër, pasi përhapja e flakëve mund të sjellë pasoja të rënda për jetën, pronën dhe mjedisin. Top Channel