Një zjarr përfshiu Priskën e Madhe në Tiranë. Si pasojë e flakëve u dogjën sipërfaqe toke. “I bëj thirrje emergjente Edi Ramës, Ministrave përgjegjës dhe institucione të ndërpresin pushimet, të mos ngrejë helikopterët vetëm për të shpëtuar shtëpinë e tij në Surrel që ndodhet vetëm pak kilometra nga këtu, por të mendojë për të gjithë këtë kurorë të gjelbër të Tiranës që sot është bërë shkrumb e hi”, tha ai. Tedi Blushi ditën e sotme ka zbritur në terren dhe ka parë nga afër situatën. Nëpërmjet një videomesazhi ai shpreh shqetësimin për neglizhencën e qeverisë. Mesazhi i plotë: Ndodhem në Priskë të Madhe të Bashkisë së Tiranës, aty ku pak ditë më parë ka qenë një nga kurorat e gjelbra të Tiranës dhe sot gjithçka është shndërruar në shkrumb e hi. Situata këtu është shumë e rëndë.
Shumë hektarë ullishte, dru frutorë, pasuri private dhe publike janë shkrumbuar.
Është për të ardhur keq që përveç sakrificave dhe heroizmit të punonjësve të zjarrfikseve, që në kushte tejet të vështira, të cilët nuk kanë marrë as shpërblimet e premtuara, as pagën shtesë të premtuar, po luftojnë për orë të tëra me flakët.
Situata këtu është jashtëzakonisht shumë e vështirë dhe zjarri për pak, në fakt, pritet tu afrohet dhe shtëpive dhe situata vërtet është pothuajse jashtë kontrollit.
I bëj thirrje emergjente Edi Ramës, Ministrave përgjegjës dhe institucione të ndërpresin pushimet, të mos ngrejë helikopterët vetëm për të shpëtuar shtëpinë e tij në Surrel që ndodhet vetëm pak kilometra nga këtu, por të mendojë për të gjithë këtë kurorë të gjelbër të Tiranës që sot është bërë shkrumb e hi.
Dajti po përvëlohet dhe situata është vërtet katastrofike dhe ky zjarr ndodh thjesht dhe vetëm për shkak të korrupsionit skizofrenik të Edi Ramës, që shpenzon miliona e miliona euro për inceneratorë që nuk ekzistojnë, për koncerte dhe për cirqe dhe nuk shpenzon 1 cent për të modernizuar shërbimin zjarrfikës në mënyrë që këto pasuri kombëtare, por edhe private të mos shkrumbohen siç janë shkrumbuar pas krahëve të mi.
Situata është vërtet shumë e rëndë dhe i bëj edhe njëherë thirrje shtetit të ngrihet në këmbë, të reagojë, të mos heshtë, të mos mbylli sytë përballë kësaj situate e cila nuk mund të tolerohet.
Është për të ardhur keq që gjatë gjithë rrugës për të ardhur për në Priskë të madhe, nuk sheh përveç heronjve të shërbimit zjarrfikës që në kushte shumë të rënda, pa mjetet e duhura, me pajosje të vjetëruara po bëjnë një punë heroike, të cilëve Edi Rama ju premtoi rritje page, u premtoi pagë shtesë, pagesë të orëve shtesë, por të cilët kanë mbi 48 orë në atë që deri dje konsiderohej si kurora e gjelbër e Tiranës, duke luftuar me flakët të braktisur pothuajse nga shteti.
Situata është katastrofike.
Jam në një nga qendrat që vetëm pak orë më parë ishte nën pushtetin e flakëve.
Duhet të bëjmë çdo përpjekje për të shpëtuar qoftë edhe një rrënjë ulliri, sepse është një pasuri kombëtare, një pasuri private e cila nuk mund të shkrumbohet për shkak të korrupsionit skizofrenik të Edi Ramës, i cili i ka braktisur jo vetëm banorët e Priskut, por të gjithë banorët në gjithë Shqipërinë të cilët janë në luftë me flakët.
Priska e Madhe është një tjetër dëshmi e dështimit katastrofik të Reformës Territoriale të vitit 2014.
Një bashki si Tirana, që presupozohet të kishte të gjitha kapacitetet dhe mundësitë financiare për të përballuar një situatë zjarri, e ka të pamundur sot të fikë zjarret në Priskë të Madhe.
Imagjinoni se çfarë mund të ndodhë sot në Fush-Arrëz, në Pukë, në Memaliaj, në Tepelenë, në Libohovë dhe në të gjitha bashkitë që Edi Rama kërkon ti shkrijë dhe t’ua çojë shërbimin zjarrfikës me vonesë kur vet standardet europiane detyrojnë që shërbimi zjarrfikës duhet të jetë jo më larg se 30 minuta dhe Tirana sot është dëshmi e qartë, e dhimbshme, tragjike e dështimit katastrofik të kësaj reforme.
Edhe njëherë dua ti bëj thirrje Edi Ramës, gjithë Ministrave, institucioneve, Prefektit të Tiranës, mëkëmbësve të deridjeshëm të Erjon Velis për shërbimin zjarrfikës dhe për Emergjencat Civile të ndërpresin pushimet, të jenë në terren.
Është e papranueshme që banorët e Priskës së Madhe sot të jenë në mëshirën e flakëve dhe që pronat e tyre të përpihen nga flakët.
Ky është një paralajmërim që mos kemi pasoja edhe më tragjike, sepse zjarri është shumë pranë banesave dhe rrezikon të djegi edhe pronat e shtëpitë e familjeve që janë lenë në mëshirë të fatit.
Situata është vërtet shumë e rëndë dhe përtej propogandës që Edi Rama shpërndan nëpërmjet mediave të tij, mjafton të vini në teren të shikoni këtë situatë për të kuptuar se sa e rëndë është situata nga zjarret dhe se sa kriminale është braktisja që shteti ju ka bërë jo vetëm banorëve të Priskës të Madhe, por gjithë shqiptarëve në të katërt anët e vendit, ku kamera dhe artopolatët e qeverisë nuk mund të shkojnë, por vetëm shpërndajnë propogandën e tij.
Kjo është situata.
Priska është pasuri kombëtare, nuk ju përket vetëm këtyre banorëve, por i përket gjithë Tiranës, Dajti është pasuri kombëtare dhe çdo pëllëmbë tokë e territorit të Shqipërisë është pauri kombëtare dhe nuk mund të përvëlohet dhe të digjet sepse Edi Rama nuk do të ndërpresi pushimet, sepse ministrat e Edi Ramës nuk duan të prishin pushimet e tyre, por nxjerrin këtu pak punonjës të shërbimit zjarrfikës për tu përballur me këtë situatë.
Përgjegjës për këtë situatë është një dhe vetëm një, Edi Rama dhe korrupsioni i tij i përbindshëm që shpenzon 4.3 milionë euro për koncert dhe nuk shpenzon një qindarkë për të përmirësuar mjetet apo të gjithë infrastrukturën e domosdoshme për të përballuar situatat nga zjarri. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
