Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të shtunë në lagjen nr.15 në Korçë, ku zjarri që përfshiu një apartament u përhap edhe në pallat.
Ngjarja çoi në evakuimin e banorëve, ndërsa u shënua edhe një viktimë.
Një prej banoreve ka treguar për gazetarët momentet e vështira, teksa tymi pushtoi edhe banesat e tjera, ndërsa u hasën edhe me vështirësinë e zhvendosjes për shkak të dëmeve që krijuan flakët. "Unë, po shikoj, dhomat e shtëpisë u mbushën me tym, me tym shtëpia. Hapëm korridorin të dilnim, nuk dilnim dot nga dhoma, ajo e tymit. Tani erdhi, u qetësua një çikë tymi, erdhën e na nxorën policia jashtë. I kemi dhomat atje, i kemi tërë tym i kemi. Në kat të pestë jetoj. Po si mos të vijë, janë dëmtuar penxheret. Është dëmtuar grila nga në kat të pestë. Unë isha dhe vetë, isha e shtrirë, thashë "ç'bëhet kështu?" thashë. Po çfarë e njohim, me emër po. Ky është qiraxhi këtu. S'e kam parë, në vend të tij. Me qira jetonte këtu”,-tregoi banorja./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

