Lajme Zone
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarri në Mallakastër ende aktiv/ Flakët përparojnë drejt Ngraçanit dhe Drenies, autoritetet në gatishmëri


Këto janë pamjet e momentit kur flakët përpijnë sipërfaqe të mëdha të kodrave me pisha në Mallakastër, ndërsa zjarri në këtë zonë është jashtë kontrollit, pavarësisht angazhimit të zjarrfikësve dhe forcave të ushtrisë.

Këto janë pamjet e momentit kur flakët përpijnë sipërfaqe të mëdha të kodrave me pisha në Mallakastër, ndërsa zjarri në këtë zonë është jashtë kontrollit, pavarësisht angazhimit të zjarrfikësve dhe forcave të ushtrisë.

Vatrat vijojnë të mbeten aktive në disa zona të Mallakastrës, por situata paraqitet më problematike në fshatrat Ngraçan dhe Drenie.

Era e fortë ka favorizuar përhapjen e flakëve, duke e bërë më të vështirë ndërhyrjen e forcave në terren. Në fshatin Ngraçan, forcat zjarrfikëse do ta monitorojnë gjatë gjithë natës zjarrin që të mos u afrohet banesave.

Ndërsa në fshatrat Riban, Lofkënd dhe Drenie, operacioni është pezulluar për shkak të errësirës dhe pamundësisë për të operuar në terren. Dhjetëra forca zjarrfikëse të Patosit, Mallakastrës, Fierit, Roskovecit dhe FNSH-së janë angazhuar prej dy ditësh në operacion për shuarjen e zjarrit që nisi në Riban dhe ka përfunduar në Drenie.

Në operacion është angazhuar edhe avioni zjarrfikës “Air Tractor 802 Fire Boss”, i cili kreu disa hedhje uji mbi vatrat aktive.

Në mbështetje të operacionit kanë vepruar edhe helikopterët e Forcës Ajrore dhe droni Bayraktar, që monitoron përhapjen e flakëve nga ajri.

Ndërkohë, sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, gjatë 10 orëve të fundit janë raportuar 14 vatra zjarri në të gjithë vendin, nga të cilat 7 mbeten aktive.

Në operacionet për izolimin dhe shuarjen e tyre janë angazhuar 29 automjete zjarrfikëse, 246 forca operacionale, 90 efektivë të Forcave të Armatosura, një helikopter dhe një “Air Tractor” nga Forca Ajrore.

Ministria bën me dije se situata më problematike vijon të jetë në Mallakastër, ku po punohet për të penguar përhapjen e zjarrit drejt zonave të banuara. Ndërkohë, në zona të tjera si Dajti, Elbasani, Libohova dhe Selenica vijojnë ndërhyrjet për shuarjen ose monitorimin e vatrave aktive. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet mallakasterzjarr