Lajme Zone
Zjarri në Malin e Krujës/ Banorët kthehen në shtëpi, Aulon Kalaja ndan videon: Ishin në akth pasi kanë kaluar natën jashtë
TeknologjiTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarri në Malin e Krujës/ Banorët kthehen në shtëpi, Aulon Kalaja ndan videon: Ishin në akth pasi kanë kaluar natën jashtë

Banorët e lagjes “Varosh” në Krujë janë rikthyer në shtëpitë e tyre pas një nate të gjatë ankthi, teksa zjarri masiv kërcënoi banesat dhe zonat e banuara.

Banorët e lagjes “Varosh” në Krujë janë rikthyer në shtëpitë e tyre pas një nate të gjatë ankthi, teksa zjarri masiv kërcënoi banesat dhe zonat e banuara. Për orë të tëra, banorët qëndruan jashtë shtëpive, duke pritur me frikë nëse flakët do t’u afroheshin banesave. Pas përmirësimit të situatës, ata janë rikthyer për të parë gjendjen e shtëpive të tyre.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale nga kreu i degës së PD në Krujë, Aulon Kalaja, ai shfaqet duke kontrolluar banesën në orët e para të mëngjesit. “Tani shohim shtëpinë si është situata. Shtëpia qenka si ‘kokrra e mollës’. Kjo ishte shtëpia për të cilën u luftua. Kanë ndërhyrë zjarrfikësit për të shuar flakët dhe e kanë shpëtuar shtëpinë. Në mal ka tym. Ndihet aroma e rëndë, ora është 05:40 e mëngjesi”, shprehet ai.

Banorët kanë falënderuar zjarrfikësit, Forcat e Armatosura, Policinë dhe të gjithë ata që u angazhuan gjatë natës për të frenuar flakët dhe për të mbrojtur banesat.

Megjithëse situata është qetësuar, lufta me zjarret në malin e Krujës vijon, ndërsa zonat e prekura po monitorohen për të parandaluar riaktivizimin e vatrave. Top Channel