Bujar Pllana nuk do të jetë më pjesë e Lechia Gdańsk. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka mbyllur bashkëpunimin me klubin polak, pasi kontrata e tij është ndërprerë me marrëveshje të përbashkët.
Vendimi vjen pas rënies së Lechia Gdańsk nga kategoria, me klubin që sezonin e ardhshëm do të garojë në divizionin e dytë të futbollit polak.
Sipas mediave polake, Pllana nuk ka dashur të vazhdojë të luajë në kategorinë e dytë, ndaj palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për t’i dhënë fund kontratës.
Tashmë, mbrojtësi pritet të shqyrtojë mundësitë e reja për të ardhmen e tij, me interesin për shërbimet e tij që pritet të rritet pas largimit nga Lechia Gdańsk. Top Channel

