Lajme Zone
Zjarri në magazinën e fishekzjarrëve në Shkozet, 2 zjarrfikës dërgohen në spital pas asfiksimit
Të tjeraJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarri në magazinën e fishekzjarrëve në Shkozet, 2 zjarrfikës dërgohen në spital pas asfiksimit

Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e sotme një magazinë me fishekzjarrë dhe lodra në zonën e Shkozetit, Durrës, duke vënë në alarm banorët dhe duke kërkuar ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse.

Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e sotme një magazinë me fishekzjarrë dhe lodra në zonën e Shkozetit, Durrës, duke vënë në alarm banorët dhe duke kërkuar ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse.

Operacioni për shuarjen e flakëve ka vijuar për më shumë se tre orë, ndërsa forcat zjarrfikëse të Bashkisë Durrës kanë punuar intensivisht për vënien nën kontroll të situatës.

Sipas autoriteteve vendore, falë ndërhyrjes së shpejtë dhe koordinimit të strukturave të angazhuara, zjarri është arritur të vihet nën kontroll. Aktualisht vijon puna për shuarjen e plotë të vatrave të mbetura dhe sigurimin e perimetrit të zonës.

Gjatë operacionit, dy efektivë të shërbimit zjarrfikës, Nadir Kapaj dhe Maliq Gjyli, janë transportuar në Spitalin Rajonal të Durrësit pasi kanë pësuar asfiksi nga tymi dhe zjarri.

Gjendja e tyre shëndetësore raportohet të jetë e qëndrueshme dhe ata po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Autoritetet bëjnë me dije se aktualisht nuk ka rrezik për përhapje të mëtejshme të flakëve, ndërsa shkaqet e zjarrit pritet të zbardhen pas përfundimit të hetimeve.

JOQ Albania sjell informacionet më të fundit nga situata në Shkozet, ndërsa autoritetet vijojnë punën për normalizimin e plotë të gjendjes.