Lajme Zone
Zjarri në Krujë/ “Zero dëme në njerëz dhe banesa”, Braçe i përgjigjet komentuesve: Me 4.2 milionë euro do ishte shuar menjëherë? Ky është cinizëm
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarri në Krujë/ “Zero dëme në njerëz dhe banesa”, Braçe i përgjigjet komentuesve: Me 4.2 milionë euro do ishte shuar menjëherë? Ky është cinizëm

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar për zjarrin masiv në Krujë, duke hedhur poshtë akuzat dhe kritikat që, sipas tij, janë bërë në rrjetet sociale për mënyrën se si u menaxhua situata.

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar për zjarrin masiv në Krujë, duke hedhur poshtë akuzat dhe kritikat që, sipas tij, janë bërë në rrjetet sociale për mënyrën se si u menaxhua situata. Në një reagim të gjatë, Braçe thekson se zjarri u shkaktua nga një banor, i cili është arrestuar, ndërsa përhapja e flakëve u favorizua nga era dhe temperaturat e larta.

Sipas tij, zjarri u shua nga zjarrfikësit vendorë dhe Forcat e Armatosura, me përdorimin e mjeteve tokësore, helikopterëve dhe dronëve.

Braçe nënvizon se nuk pati viktima apo dëme në banesa, ndërsa dëmi më i madh mbetet ai mjedisor, me sipërfaqe të konsiderueshme të bimësisë dhe pemëve të djegura.

Mesazhi i plotë i deputetit Erion Braçe:

He mo, pse flet për Krujën?! Se bën opozitarin ti!

Shko shih Krujën sot, sa e pastër është!

Me ato 4.2 milionë euro, zjarri do ishte shuar menjëherë!

Ky është cinizmi i Instagramit me zjarrin e Krujës!

Po e vërteta cila është?

1. Zjarrin e ndezi një banor; i arrestuar ky!

2. Zjarri u përhap nga kushtet e motit; era dhe i nxehti!

3. Zjarri u shua plotësisht nga zjarrfikësit vendorë dhe ata të Forcave të Armatosura – çdo mjet në dispozicion, përfshirë helikopterë, dronë etj.!

4. Zero dëme në njerëz; të gjithë banorët janë shëndoshë e mirë!

5. Zero dëme në banesa; nuk u dogj ndonjë banesë!

6. Dëmi mjedisor në bimësi e pemë është i madh; cilësia e ajrit sot, natyrisht, që nuk është e mirë në Krujë dhe i nxehti e përkeqëson.

Shikoni, unë pranoj çdo kritikë në rastin e zjarreve.

Por nuk pranoj dot budallallëkun, cinizmin, ligësinë!

Ka një fjalë të popullit që vjen e tillë:

Zjarrin mos e ndiz. Po e ndeze, zor se e kontrollon dot!

Kjo është e tillë, kështu, kudo: në Shqipëri, Greqi, Francë, Spanjë, Portugali, Itali, Kanada – në këtë të fundit ka një muaj e më shumë që ka veç zjarre; dje, paralelisht me Krujën, atje evakuoheshin 20 mijë njerëz, edhe pse ata kanë avionë, shumë avionë!

Sikur dje në Krujë të kishte munguar një zjarrfikës apo një zjarrfikëse, çdo gjë që ka rrjedhur në rrjet do të legjitimohej!

Por duhet kursyer çdo fjalë e rëndë kur të gjithë ishin në punë!

Dy gjëra të fundit:

E para, ligji; me ligj kemi që nga 30 marsi në 30 tetor ndalohet të ndizet zjarr për cilëndo arsye; duhet zbatuar ligji! Kaq!

E dyta, Qeveria dha dy javë të shkuara një pagë shpërblim për zjarrfikësit e përfshirë në operacionet e shuarjes së zjarreve; shumë mirë! Por ama kemi dy gjëra që duhet t’i zgjidhim: raporti mes të ardhurave, pasurive të shpëtuara dhe rrezikshmërisë së punës nuk është ende i shpërblyer sa duhet dhe në ekuilibër; ndërkohë, zjarrfikësit duhet të kenë menjëherë normën ushqimore. Top Channel