Kryeministri Edi Rama ka reaguar për situatën e zjarrit në Krujë, duke thënë se beteja me flakët ka përfunduar pa të lënduar dhe me vetëm një magazinë të shkrumbuar. Rama vlerësoi ndërhyrjen e zjarrfikësve, ushtrisë dhe policisë, të cilët, sipas tij, në kushtet e erës së fortë dhe pamundësisë për të ndërhyrë nga ajri gjatë natës, shmangën një bilanc që mund të ishte tragjik. LEXO edhe...Pas zjarrit në Krujë, Braçe kërkon më shumë mbështetje për zjarrfikësit: Meritojnë më shumë, duhet të kenë edhe normën ushqimore Postimi i plotë Ka përfunduar me vetëm një magazinë të shkrumbuar dhe asnjë banor të dëmtuar, një betejë e jashtëzakonshme me zjarrin në malin e Krujës, ku në praninë e erës dhe në pamundësinë e natës për të përdorur mjete zjarrshuajtëse nga ajri, trupat tona zjarrfikëse, ushtarake e policore u përballën me heroizëm e me aftësi të spikatur profesionale, duke shmangur një bilanc që mund të kishte qenë tragjik siç fatkeqësisht po ndodh në vende të tjera të Europës në këtë verë përvëluese. Respekt dhe mirënjohje për heronjtë tanë të vijës së zjarreve të këtij gushti sfidues, ku mbrëmë banorët e Krujës panë se nuk ishin vetën në orët e tyre tejet të vështira, siç dëshmon edhe ky mesazh ndër disa që më dërguan mbrëmë në orët e natës: “Zoti Kryeministër! Ju lutem zjarri po merr përmasa te mëdha ne Kruje! Po punojnë si heronj Zoti ia shpërbleftë ...por era po e perhap me shume shpejtesi .ne eshte e mundur per perforcime te tjera ..shteti eshte ne kembe i teri”. Ora 12:47 Zjarri në Krujë, Rama: Mirënjohje zjarrfikësve, ia dolën me sukses një sfide të frikshme Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për zjarrin në Krujë, duke shprehur mirënjohje për pilotët e Forcës Ajrore, zjarrfikësit, ushtrinë dhe policinë që luftuan me flakët për të mbrojtur banorët. Rama njofton se aktualisht situata është nën kontroll.Postimi i plotë i Kryeministrit RamaMirënjohje dhe respekt i thellë për pilotët e Forcës Ajrore, efektivët e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit si edhe trupave speciale të ushtrisë dhe policisë, që mbrojtën mes flakëve jetët e banorëve të Krujës duke ia dalë me sukses një sfide të frikshme dhe nga Kruja në Kamëz, Tiranës dhe Vorës, luftuan pa ndërprerje me zjarret e këtij gushti përvëlues*Aktualisht, vetëm një vatër e izoluar në majën e Malit të Krujës vijon të mbetet aktive, por njëkohësisht mbeten burim krenarie e motivimi për trupat tona përgëzimet e mesazhet e panumërta të banorëve, ndër të cilët edhe ky mesazh:“Źoti Kryeministër, une jam nga qyteti i Krujes emigrant prej 30 vitesh ne Belgjike se pari te uroj shëndet, se dyti dua tju faléderoj juve personalisht per mbështetjen me ndërhyrjen ajrore dhe angazhimin e qeverise ne tragjedinë e ndodhur dhe se treti djemt e zjarrfikëseve të Krujes, u bë gjithçka qe mund te behej per shuarjen e atij zjarri të paparë ndonjëherë. Me respekt.” Share SI.E./ReportTv.al krujë zjarret 2026 edi rama Komento Komente Dani: 09/08/2026 09:07 Ramaaa jepeeee doreheqjen nje shkak me teper per ikjen e ketij tradhtari Përgjigju Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 34.3% Jo 61% Nuk e di 4.7% Vota total: 4147 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?

