Kryeministri Edi Rama ka reaguar për situatën e zjarrit në Krujë, duke thënë se beteja me flakët ka përfunduar pa të lënduar dhe me vetëm një magazinë të shkrumbuar. Rama vlerësoi ndërhyrjen e zjarrfikësve, ushtrisë dhe policisë, të cilët, sipas tij, në kushtet e erës së fortë dhe pamundësisë për të ndërhyrë nga ajri gjatë natës, shmangën një bilanc që mund të ishte tragjik. Postimi i plotë Ka përfunduar me vetëm një magazinë të shkrumbuar dhe asnjë banor të dëmtuar, një betejë e jashtëzakonshme me zjarrin në malin e Krujës, ku në praninë e erës dhe në pamundësinë e natës për të përdorur mjete zjarrshuajtëse nga ajri, trupat tona zjarrfikëse, ushtarake e policore u përballën me heroizëm e me aftësi të spikatur profesionale, duke shmangur një bilanc që mund të kishte qenë tragjik siç fatkeqësisht po ndodh në vende të tjera të Europës në këtë verë përvëluese. LEXO EDHE:Zjarri rrethoi Krujën, shkrumb e hi në oborret e banesave! Banorët: Natë tmerri! Vetëm 2 vatra aktive, ndërhyhet me dy helikopterë (VIDEO) Respekt dhe mirënjohje për heronjtë tanë të vijës së zjarreve të këtij gushti sfidues, ku mbrëmë banorët e Krujës panë se nuk ishin vetën në orët e tyre tejet të vështira, siç dëshmon edhe ky mesazh ndër disa që më dërguan mbrëmë në orët e natës: “Zoti Kryeministër! Ju lutem zjarri po merr përmasa te mëdha ne Kruje! Po punojnë si heronj Zoti ia shpërbleftë ...por era po e perhap me shume shpejtesi .ne eshte e mundur per perforcime te tjera ..shteti eshte ne kembe i teri”. Lajm në përditësim.... SI.E./Shqiptarja.com TAG: krujë zjarret 2026 edi rama Komente Komento Dani: 09/08/2026 09:07 Ramaaa jepeeee doreheqjen nje shkak me teper per ikjen e ketij tradhtari Përgjigju Sondazhi i ditës:
5 Gusht, 13:27
GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 34.3% Jo 61.1% Nuk e di 4.7% Vota total: 4045 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 5 Gusht, 13:27 GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?

