Lajme Zone
Zjarri në hotelin në Vlorë, si është gjendjen e të lënduarve
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarri në hotelin në Vlorë, si është gjendjen e të lënduarve

TIRANË– Ministria e Shëndetësisë ka dhënë detaje mbi gjendjen shëndetësore të personave të lënduar nga zjarri që përfshiu një hotel në Vlorë.

TIRANË– Ministria e Shëndetësisë ka dhënë detaje mbi gjendjen shëndetësore të personave të lënduar nga zjarri që përfshiu një hotel në Vlorë.

Sipas saj, në QSUT janë paraqitur tre persona, të cilët po marrin aktualisht trajtim mjekësor. Njëra prej pacienteve është në gjendje të rënduar për shkak të përqindjes së lartë të djegieve dhe kërkon monitorim e kujdes të vazhdueshëm mjekësor, ndërsa një pacient tjetër paraqitet klinikisht më i qetë dhe po ndiqet nga stafi mjekësor.

Ndërkohë, në Spitalin Universitar të Traumës po marrin trajtim dy pacientë me dëmtime të shumta. Njëra prej tyre është në gjendje të stabilizuar dhe vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve.

Edhe pacientja tjetër paraqitet në gjendje të stabilizuar, por për shkak të dëmtimeve të marra do të vijojë të mbahet nën monitorim intensiv dhe të vazhdueshëm nga stafi mjekësor.

Ministria e Shëndetësisë njofton se ekipet mjekësore do të vijojnë të ndjekin me kujdes gjendjen e të lënduarve dhe do t’u ofrojnë trajtimin e nevojshëm mjekësor./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet