Lajme Zone
Zjarri në hotelin në Vlorë/ Kurti: Të tronditur nga lajmi, 3 të lënduarit nga Kosova po monitorohen
Të tjeraCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 10 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarri në hotelin në Vlorë/ Kurti: Të tronditur nga lajmi, 3 të lënduarit nga Kosova po monitorohen

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë që u shënua këtë fundjavë në Vlorë, ku një hotel në të cilin ndodheshin edhe shtetas nga Kosova u përfshi nga flakët. Në një postim në “Facebook”, Kurti shprehet se lajmi ishte tronditës. Ndërsa uron shërim të shpejtë për të lënduarit, Kurti thekson se po monitorohet nga afër gjendja e shtetasve nga Kosova, në koo

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë që u shënua këtë fundjavë në Vlorë, ku një hotel në të cilin ndodheshin edhe shtetas nga Kosova u përfshi nga flakët.

Në një postim në “Facebook”, Kurti shprehet se lajmi ishte tronditës.

Ndërsa uron shërim të shpejtë për të lënduarit, Kurti thekson se po monitorohet nga afër gjendja e shtetasve nga Kosova, në koordinim edhe me autoritetet shqiptare. “Sot, në orët e hershme të mëngjesit, një zjarr përfshiu një hotel në Vlorë, ku si pasojë u lënduan katër shtetas të Republikës së Kosovës, tre prej të cilëve po marrin trajtim spitalor në Tiranë dhe një në Vlorë. Jemi të tronditur nga lajmi dhe po e monitorojmë nga afër gjendjen e qytetarëve tanë, duke qenë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet përkatëse në Shqipëri. Të lënduarve u dëshiroj shërim të shpejtë dhe të plotë”,-shkruan Kurti./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.