Lajme Zone
Zjarri në Fier, ministri Nufi: 90 efektivë të Forcave të Armatosura, një avion dhe një helikopter në terren
Të tjeraEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarri në Fier, ministri Nufi: 90 efektivë të Forcave të Armatosura, një avion dhe një helikopter në terren

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga zjarri në Peshtan të Fierit, ndërsa ka informuar për angazhimin e Forcave të Armatosura në operacionin për shuarjen e flakëve.

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga zjarri në Peshtan të Fierit, ndërsa ka informuar për angazhimin e Forcave të Armatosura në operacionin për shuarjen e flakëve. Nufi bën me dije se 90 efektivë të Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut, pjesë e Forcës Tokësore, dhe Regjimentit të Operacioneve Speciale (ROS) vijojnë operacionin për shuarjen e zjarrit ndërsa nga ajri, operacioni mbështetet nga një avion Air Tractor dhe një helikopter i Forcës Ajrore. Sipas ministrit të Mbrojtjes, situata paraqitet nën kontroll dhe nuk ka rrezik për banesat.