Një nga gjyqet më të ndjekura në SHBA ka përfunduar pa një vendim përfundimtar. Gjykatësi shpalli "mistrial" në çështjen ndaj Lindsay Clancy, pasi juria nuk arriti të binte dakord nëse ajo ishte penalisht përgjegjëse për vrasjen e tre fëmijëve të saj.
Clancy, 36 vjeçe dhe ish-infermiere, nuk ka mohuar se vrau tre fëmijët e saj në Massachusetts në vitin 2023. Mbrojtja ka argumentuar se në momentin e krimit ajo vuante nga një formë e rëndë e psikozës pas lindjes dhe nuk ishte në gjendje të kuptonte plotësisht veprimet e saj. Prokuroria ka mbajtur qëndrimin se ajo e dinte se çfarë po bënte.
Pas javësh dëshmish dhe shtatë ditësh diskutimesh, juria nuk arriti një vendim unanim dhe gjykatësi shpalli procesin të pavlefshëm. Kjo nuk do të thotë se Clancy është shpallur e pafajshme apo fajtore.
Ajo vazhdon të qëndrojë në një spital psikiatrik, ndërsa akuzat ndaj saj mbeten në fuqi. Një seancë e re është caktuar për 29 shtator, ku pritet të diskutohet nëse prokuroria do të kërkojë një gjykim të dytë.

