Lajme Zone
Zjarri në Dukat dhe malin e Çikës vihet nën kontroll, vijon monitorimi i zonës
Të tjeraEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarri në Dukat dhe malin e Çikës vihet nën kontroll, vijon monitorimi i zonës

Zjarri i përmasave të mëdha që përfshiu prej më shumë se dy ditësh zonën e Dukatit dhe malin e Çikës është vënë nën kontroll nga forcat zjarrfikëse.

Zjarri i përmasave të mëdha që përfshiu prej më shumë se dy ditësh zonën e Dukatit dhe malin e Çikës është vënë nën kontroll nga forcat zjarrfikëse. Pavarësisht neutralizimit të flakëve, ekipet vijojnë punën në terren për të shmangur çdo mundësi riaktivizimi të vatrave. Ndërhyrja po zhvillohet në një terren të vështirë malor, ku zjarrfikësit po kontrollojnë trungjet dhe drurët e mbetur të djegur, veçanërisht në zonat ku era mund të favorizojë përhapjen e flakëve. Zjarri ka përshkuar një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe pisha, duke shkaktuar dëme në bimësinë e zonës. Forcat zjarrfikëse mbeten në terren për monitorimin e situatës dhe eliminimin e çdo vatre të mbetur, me qëllim parandalimin e rindezjes së zjarrit.