Lajme Zone
Zjarri në Drenie të Patosit, vijon ndërhyrja e zjarrfikësve nga toka, dhjetëra efektivë në terren
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarri në Drenie të Patosit, vijon ndërhyrja e zjarrfikësve nga toka, dhjetëra efektivë në terren

Operacioni për shuarjen e zjarrit në Drenie, në bashkinë Patos, vijon nga toka, me angazhimin e forcave zjarrfikëse dhe 30 efektivëve të Forcave të Armatosura.

Operacioni për shuarjen e zjarrit në Drenie, në bashkinë Patos, vijon nga toka, me angazhimin e forcave zjarrfikëse dhe 30 efektivëve të Forcave të Armatosura. Forcat në terren po punojnë për izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit, ndërsa operacioni mbështetet edhe nga një autoambulancë ushtarake, e vendosur në gatishmëri për çdo rast emergjence.

Ndërhyrja po vijon në terren me qëllim frenimin e përhapjes së flakëve dhe garantimin e sigurisë së banorëve dhe forcave të angazhuara në operacion.

Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës, ndërsa ekipet në terren po punojnë për neutralizimin e vatrave aktive. Top Channel