Lajme Zone
Zjarri masiv u afrohet banesave në Pukë, disa familje detyrohen të largohen
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarri masiv u afrohet banesave në Pukë, disa familje detyrohen të largohen

Situata e zjarrit është përkeqësuar ndjeshëm gjatë orëve të fundit në Pukë. Era e fortë ka favorizuar përhapjen e vatrës nga Gojani i Vogël dhe ka vështirësuar punën e forcave që ndodhen në terren. Për shkak të rrezikut që paraqesin flakët për banesat, disa familje janë larguar nga shtëpitë e tyre, ndërsa ekipet e emergjencave po përqendrohen në mbrojtjen e zonave të banuara. Zjarri ka shkaktuar d

Situata e zjarrit është përkeqësuar ndjeshëm gjatë orëve të fundit në Pukë. Era e fortë ka favorizuar përhapjen e vatrës nga Gojani i Vogël dhe ka vështirësuar punën e forcave që ndodhen në terren.

Për shkak të rrezikut që paraqesin flakët për banesat, disa familje janë larguar nga shtëpitë e tyre, ndërsa ekipet e emergjencave po përqendrohen në mbrojtjen e zonave të banuara.

Zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme, duke përfshirë edhe mullirin e fshatit në Gojanin e Vogël, i cili është djegur plotësisht.

Gojani dhe Gjegjani janë ndër zonat më problematike të ditës për shkak të përhapjes së flakëve. Në përpjekje për të vënë situatën nën kontroll janë angazhuar forca të shumta operacionale, përfshirë edhe efektivë të Forcave të Armatosura. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm