Lajme Zone
Zjarri masiv në Peqin rrezikon fshatrat Galush dhe Gjevur, digjen gjatë natës një banesë dhe 25 hektarë me ullishte
Të tjeraEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarri masiv në Peqin rrezikon fshatrat Galush dhe Gjevur, digjen gjatë natës një banesë dhe 25 hektarë me ullishte

Një banesë është përfshirë nga flakët, ndërsa të tjera rrezikohen nga zjarri i përmasave të mëdha që ka përfshirë ditën e djeshme dhe gjatë natës fshatrat Galush dhe Gjevur të Peqinit.

Një banesë është përfshirë nga flakët, ndërsa të tjera rrezikohen nga zjarri i përmasave të mëdha që ka përfshirë ditën e djeshme dhe gjatë natës fshatrat Galush dhe Gjevur të Peqinit. Flakët kanë përshkuar rreth 25 hektarë me ullishta, shkurre dhe bimësi, ndërsa situata vijon të mbetet kritike për shkak të përhapjes së zjarrit pranë banesave. Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve dhe mbrojtjen e banesave të tjera që ndodhen në zonën e rrezikuar.