Lajme Zone
Zjarri i madh alarmon një fshat në Prrenjas, zjarrfikësja mbetet pa ujë
Të tjeraJOQ Albania

Zjarri i madh alarmon një fshat në Prrenjas, zjarrfikësja mbetet pa ujë

Një situatë alarmante raportohet në një fshat të Prrenjasit, ku një zjarr i madh vijon të përhapet dhe banorët po përpiqen prej më shumë se një ore ta vënë nën kontroll.

Një situatë alarmante raportohet në një fshat të Prrenjasit, ku një zjarr i madh vijon të përhapet dhe banorët po përpiqen prej më shumë se një ore ta vënë nën kontroll.

Në një mesazh të mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, qytetarët shprehen se zjarrfikësja e Prrenjasit ka mbetur pa ujë, ndërsa flakët vijojnë të jenë aktive.

“Zjarr i madh, zjarrfikësja e Prrenjasit s’ka ujë. Kemi mbi 1 orë të gjithë fshati dhe akoma s’po ia dalim. Kërkojmë përforcime”, shkruan qytetari.

Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme dhe mjete shtesë për të shmangur përhapjen e flakëve dhe rrezikimin e banesave apo zonave përreth.