Gjykata e Shkallës së Parë në Fier ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për këngëtarin fierak Erind Xhaferaj, i cili u arrestua i dyshuar për ngacmimin e vajzave të mitura në afërsi të një shkolle.
Trupit gjykues i është dashur të marrë këtë vendim duke pranuar plotësisht kërkesën e organit të akuzës. Prokuroria kishte kërkuar vlerësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë si dhe caktimin e masës shtrënguese të "arrestit në shtëpi" për të dyshuarin.
Në arsyetimin e vendimit, gjyqtari i çështjes nëfrazoi se ekzistonin të gjitha kushtet dhe rrethanat ligjore për caktimin e një mase më të rëndë sigurie, asaj të “arrestit në burg”. Megjithatë, mbështetur në nenin 224, pika 3 të Kodit të Procedurës Penale, gjykata e ka të ndaluar me ligj të caktojë një masë më të rëndë se ajo që kërkon vetë Prokuroria.
Për rrjedhojë, këngëtari Xhaferaj është liruar nga ambientet e paraburgimit dhe do të hetohet në kushtet e izolimit shtëpiak.

