Pas nje normalizimi gjatë orëve të natës vatra e zjarrit në Panahor është riaktivizuar e ndihmuar nga era e fortë ndërsa zjarri po përparon drejt Greshicës.
Ekipet zjarrfikës po punojnë për të frenuar përhapjen e flakëve, në terren të thepisur dhe kushte të pavaforshme.Vatra tjetër vijon të jetë aktive në zonën mes fshatrave Drenije të bashkisë Patos dhe Vlosht të bashkisë Roskovec, dy fshatra që ndodhen ngjitur me njëri-tjetrin.
Të dyja vatrat janë përqendruar në kodrat e thepisura të zonës, të njohur si “Mallakastra e Egër”, ku kushtet atmosferike, veçanërisht era e fortë, favorizojnë përhapjen e flakëve. Forcat në terren vijojnë përpjekjet për izolimin e vatrave dhe parandalimin e avancimit të zjarrit drejt zonave të banuara. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet
