Lajme Zone
Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Flakët nën kontroll. Vatra aktive në Dajt, Cikallesh dhe Krujë, vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Flakët nën kontroll. Vatra aktive në Dajt, Cikallesh dhe Krujë, vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri

Situata e zjarreve në vend paraqitet përgjithësisht e stabilizuar dhe nën kontroll, ndërsa vijon puna për izolimin e disa vatrave aktive.

Situata e zjarreve në vend paraqitet përgjithësisht e stabilizuar dhe nën kontroll, ndërsa vijon puna për izolimin e disa vatrave aktive. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, aktualisht nuk raportohet rrezik për zonat e banuara. Strukturat e Mbrojtjes Civile vijojnë monitorimin e zonave të prekura dhe ndërhyrjen në terren.

Në qarkun Tiranë, në zonën e Dajtit, pranë fabrikës së ujit në Selitë, vijon monitorimi i një vatre zjarri. Në Cikallesh të Kavajës, zjarri i riaktivizuar një ditë më parë mbetet aktiv, por situata nuk paraqitet problematike dhe po menaxhohet nga strukturat zjarrfikëse, pas mbështetjes edhe me një mjet ajror të Forcave të Armatosura.

Ndërkohë, në Priskë të Madhe vijon puna për kontrollin e vatrave të vogla.

Në qarkun Fier, zjarri në zonën Riban–Ngraçan–Panahor–Ndrenie–Vlosht, në Mallakastër, është nën kontroll. Nën kontroll është edhe zjarri që ka avancuar nga Hekali drejt zonës Koilac–Greshicë.

Në qarkun Durrës, në Abazë të Krujës, situata është stabilizuar dhe zjarri është nën kontroll. Në zonë kanë mbetur disa vatra të vogla me tym, ndërsa vijon ndërhyrja dhe monitorimi nga ajri me dy helikopterë.

Në terren janë angazhuar edhe 30 efektivë të Forcave të Armatosura me dy mjete zjarrfikëse, si dhe 12 efektivë dhe tre mjete të MZSH Krujë.

Strukturat e Mbrojtjes Civile do të vijojnë monitorimin dhe ndërhyrjen në terren deri në eliminimin e plotë të të gjitha vatrave të zjarrit. Top Channel