Lajme Zone
Zjarret paralizojnë Kroacinë, një i vdekur dhe dhjetëra persona të plagosur
BotëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarret paralizojnë Kroacinë, një i vdekur dhe dhjetëra persona të plagosur

Një i vdekur, dhjetëra të plagosur dhe mijëra të evakuuar nga zjarret apokaliptike që përfshinë Kroacinë orët e fundit.

Një i vdekur, dhjetëra të plagosur dhe mijëra të evakuuar nga zjarret apokaliptike që përfshinë Kroacinë orët e fundit. Autoritetet gjetën një person të pajetë në zonën e prekur nga flakët, ndërsa mbi 40 të tjerë kanë përfunduar në spital me djegie dhe probleme në frymëmarrje.

Shtatë prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa autoritetet kanë evakuuar deri më tani mbi 1200 persona nga dy zonat më te prekura, Lokva Rogoznica dhe Omis.

Midis personave që u evakuuan ishte edhe një grup turistësh hungarezë, tha ministria e jashtme e vendit, ku katër prej tyre u plagosën dhe dy kërkuan shtrim në spital.

Qindra forca zjarrfikëse dhe avionët Canadair vijojnë përballjen me zjarret e fuqishme në zonën bregdetare të Kroacisë, ndërkohë që shërbimi i klimës i Bashkimit Evropian paralajmëron për kushte edhe më ekstreme të motit.

Sipas parashikimit, vala e të nxehtit në Evropën Qendrore dhe Lindore, përfshirë edhe Britaninë Jugore, Irlandën, Francën Veriore dhe Suedinë Jugore, do të vazhdojë deri më 19 gusht. Top Channel