Aktiviteti vullkanik i Etnës vijon të paralizojë trafikun ajror në Siçili, ndërsa aeroporti i Katanias mund të rihapet jo më herët se e hëna, 17 gusht, nëse parashikimet e motit konfirmohen. Sipas vlerësimeve të fundit të Komitetit të Krizës, i cili po koordinon situatën së bashku me ENAC, ENAV, Institutin Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV), Forcat Ajrore Italiane dhe shoqërinë që administron aeroportin, gjithçka do të varet nga drejtimi i erës. LEXO edhe...S’iu bindën policisë dhe ‘fluturuan’ me makinë, arratia e çmendur e dy të rinjve shqiptarë në Itali rrezikon pushuesit Parashikimet tregojnë se nga dita e diel erërat pritet të ndryshojnë drejtim dhe të mos shtyjnë më hirin vullkanik drejt jugut. Nëse kjo ndodh, korridoret ajrore mbi aeroportin e Katanias mund të pastrohen, duke krijuar mundësinë për një rifillim gradual të fluturimeve. Megjithatë, edhe në rast të rihapjes, ndikimi mbi lëvizjen e pasagjerëve mbetet i konsiderueshëm. Sipas vlerësimeve të bazuara në ofertën e fluturimeve për periudhën 7-16 gusht, rreth 500 mijë udhëtarë janë prekur nga anulimet ose devijimet e fluturimeve drejt aeroporteve të tjera. Burime pranë Komitetit të Krizës thanë për Corriere della Sera se situata mbetet e paqëndrueshme. Për këtë arsye, vendimet për zgjatjen ose jo të mbylljes së aeroportit merren çdo 12 orë, pasi kushtet mund të ndryshojnë shpejt, qoftë duke u përmirësuar, qoftë duke mbetur problematike. Autoritetet kujtojnë gjithashtu se aeroporti i Katanias ka një organizim të veçantë të trafikut ajror. Menaxhimi i afrimit të avionëve në pistë është përgjegjësi e Forcave Ajrore Italiane nga baza e Sigonelës, ndërsa kontrollorët e ENAV merren vetëm me lëvizjet e avionëve në kullën e kontrollit, kur ata janë gati për t'u ngritur ose sapo kanë zbritur. Presidentja e kompanisë që administron aeroportet e Katanias dhe Comisos, Anna Quattrone, deklaroi për Tgcom24 se gjatë kësaj periudhe ishin planifikuar rreth 1.900 fluturime me nisje ose mbërritje në Katania. Sipas saj, rreth 36% e tyre janë anuluar, ndërsa afro 630 fluturime janë devijuar drejt aeroporteve të tjera. Vetëm aeroporti i Comisos ka pritur 140 nga këto fluturime. Edhe aeroporti i Comisos u mbyll përkohësisht pasditen e së premtes për shkak të hirit vullkanik të sjellë nga Etna, por rifilloi funksionimin pak pas orës 18:00. Megjithatë, autoritetet vazhdojnë të monitorojnë nga afër situatën, ndërsa ecuria e trafikut ajror do të varet nga zhvillimi i aktivitetit vullkanik dhe kushtet e motit./CorrieredellaSera U.D/ReportTv.al siçili itali Catania vullkani etna Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 40.3% Jo 52.7% I/e dyzuar 7% Vota total: 5256 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?
