Lajme Zone
PolitikëShqiptarja

Zjarret/ Nga Dajti në Gurë-Lurë të Dibrës, ende 7 vatra aktive! Vijon ndërhyrja nga ajri për shuarjen e plotë të flakëve


Zjarret në vendin tonë mbeten ende problematike edhe në mesin e këtij muaji. Në Gurë-Lurë Dibër vijon puna nga toka dhe ajri për shuarjen e plotë të flakëve. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Dymbëdhhetë vatra zjarri janë raportuar sot në vend, ku 7 prej tyre vijojnë të jenë aktive ndërsa 3 po mbahen në monitorim, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes. Vatra kryesore mbetet ajo në Gurë-Lurë të Dibrës, ku vijon ndërhyrja e forcave tokësore, e mbështetur nga dy avionë Air Tractor. Zjarre aktive raportohen edhe në Malin e Dajtit, në Qafë Helmës e Bruç, si dhe në Lufaj të Mirditës dhe Fushë-Lajë të Pukës. Në të gjitha këto zona, autoritetet thonë se nuk ka rrezik për banesat, ndërsa disa vatra vijojnë të monitorohen. LEXO EDHE:Aksident në Unazën e Madhe pranë Farkës, përmbysen automjeti e fadroma! Dyshohet për një të plagosur Në operacione janë angazhuar 467 forca dhe 34 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura po mbështesin ndërhyrjen me 120 efektivë, dy helikopterë dhe dy avionë Air Tractor. Mali i Dajtit, Tiranë - vijon puna e forcave operacionale, të mbështetura nga 50 efektivë të FA dhe 2 helikopterë të Forcës Ajrore. Nuk ka rrezik për zonat e banuara. Në Vakumone, situata është nën kontroll dhe zjarri i izoluar, ndërsa Priska vijon në monitorim. Gurë-Lurë, Dibër - vijon një angazhim i gjerë me 180 forca bashkiake, 13 policore dhe 50 efektivë të FA, të mbështetur nga 2 avionë Air Tractor. Korridoret e hapura në terren kanë penguar përhapjen e zjarrit drejt banesave dhe aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara. Qafë Helmës - zjarri është fikur nga krahu i Bulqizës dhe vijon vetëm drejt Selishtës, pa rrezik për zonat e banuara. Në Bruç, Mat, operacioni vijon në terren të vështirë, gjithashtu pa rrezik për banesa. Lufaj, Mirditë - vijon puna e strukturave në terren. 2 mjete zjarrfikëse të FA me 9 efektivë janë pozicionuar pranë banesave në lagjen Caraj për gatishmëri, ndërsa aktualisht vatra nuk paraqet rrezik për banesat.. Fushë-Lajë, Pukë - operacioni vijon me 2 automjete zjarrfikëse, 9 efektivë MZSH, 7 forca pyjore, 46 forca bashkiake, 16 vullnetarë dhe 40 efektivë të FA. Nuk ka rrezik për zonat e banuara. Ndërkohë një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu një zonë kodrinore në fshatin Qishbardhë, në Vlorë mbrëmjen e së dielës. Fatmirësisht mëngjesin e sotëm flakët janë vënë nën kontroll nga shërbimet zjarrfikëse. Natën e kaluar era e fortë favorizoi përhapjen e flakëve, ndërsa ndërhyrja e forcave zjarrfikëse ishte pamundur për shkak të terrenit të thyer dhe errësirës. Lajm në përditësim… Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 14:17 Zjarr afër puseve të natës dhe nënstacionit elektrik në Drenovë të Mallakastrës, neutralizohen flakët (VIDEO) Nje vatër zjarri është aktivizuar mesditën e sotme në Drenovë të Mallakastrës në afërsi të puseve të naftës dhe nënstacionit elektrik. Shërbimet zjarrfikëse kanë nderhyrë menjëherë duke bëre të mundur neutralizimin e shpejtë të flakëve. P.J/Shqiptarja.com Share Xh.K/Shqiptarja.com TAG: Diber Tirane zjarret 2026 Vlore Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

15 Gusht, 13:45

Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 58.7% Shoqëria 24.9% Social media 16.4% Vota total: 2238 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Gusht, 13:45 Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?