Vatra e zjarrit në masivin pyjor të Peshtanit në Fier është neutralizuar pas ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse. Reagimi i menjëhershëm i strukturave të emergjencave si dhë ndihma e banorëve të zonës bëri të mundur izolimin e flakëve dhe shmangien e përhapjes së tyre në sipërfaqe të tjera. Sipas bilancit paraprak, nga zjarri i sotëm është djegur një kasolle e braktisur, ndërsa flakët kanë përshkuar rreth 7 dynymë me shkurre. Forcat zjarrfikëse vijojnë monitorimin e zonës për të shmangur riaktivizimin e vatrave të zjarrit. LEXO edhe...Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 14 vatra aktive, 309 efektivë të Forcave të Armatosura në terren! Situata më kritike në Gurë-Lurë të Dibrës Lajm në përditësim... P.J/E.H/ReportTv.al peshtan Fier zjarret 2026 Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 40.9% Jo 52.2% I/e dyzuar 6.9% Vota total: 4774 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?
