Lajme Zone
Zjarret në vend/ Si paraqitet situata në Tiranë, Mallakastër dhe Lurë
Të tjeraCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarret në vend/ Si paraqitet situata në Tiranë, Mallakastër dhe Lurë

Vatra aktive të zjarreve vijojnë edhe në Tiranë, në zonën ...

Vatra aktive të zjarreve vijojnë edhe në Tiranë, në zonën e Priskës, Daiasit dhe Gurrë të Vogël. Në Daias, zjarri ka djegur tre objekte të pabanuara dhe ka shkrumbuar sipërfaqe të tëra me bimësi.

Në terren vijojnë punën forcat zjarrfikëse, ndërsa në ndihmë një natë më parë erdhën dhe forca nga zjarrfikëset e Kamzës dhe Elbasanit. Për izolimin e zjarrit po punohet nga toka dhe ajri. Ndërkohë zjarret vijojnë aktivë edhe në Mallakastër, ku forcat zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e vatrës në masivin pyjor Lofkënd-Ngraçije dhe Gjinoqare.

Në Parkun Kombëtar të Lurës, situata paraqitet po ashtu problematike, ndërsa bëhet me dije se ka nisur operacioni nga ajri më avionin ”Air Tractor” për shuarjen e flakëve. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.