Një nga futbollistët më të spikatur të Flamurtarit të Vlorës gjatë viteve ’80 është ndarë nga jeta në moshën 63-vjeçare.
Sipas raportimeve, ish-futbollisti i cili ka luajtur dhe për Kombëtaren, është gjetur i pajetë në banesën e tij, ndërsa dyshohet se ka ndërruar jetë disa ditë më parë. Kanë qenë fqinjët, ata të cilët kanë njoftuar policinë pasi kanë vënë re mungesën e tij. Agim Bubeqi e zhvilloi të gjithë karrierën e tij profesionale me fanellën e Flamurtarit, ku luajti në rolin e sulmuesit.
Ai ishte pjesë e një prej brezave më të rëndësishëm në historinë e Flamurtarit, skuadër që gjatë viteve ’80 u shndërrua në një prej ekipeve më të forta të futbollit shqiptar dhe la gjurmë edhe në arenën europiane. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

