7 vatra zjarri mbeten aktive në vend, ndërsa 2 të tjera janë nën monitorim. Situata më problematike paraqitet në zonën e Gojanit dhe Gjegjanit, Pukë, ku era e fortë ka favorizuar përhapjen e zjarrit. Zjarri ka djegur mullirin e fshatit, teksa raportohet se flakët po përhapen drejt fshatit Gojan i Madh. Forcat janë përqendruar në mbrojtjen e banesave, ndërsa operacioni po mbështetet nga 2 helikopterë. Një vatër zjarri ka shpërthyer në masivin pyjor mbi qytetin e Milotit duke krijuar një situatë problematike për shkak të përhapjes së shpejtë të flakëve. Bimësia e dendur në zonë favorizon përhapjen, kurse flakët po kërcënojnë banesat. LEXO EDHE:Ambasada Amerikane në Tiranë: SHBA do t'u anulojë vizat të huajve që kryejnë krime ose kërcënojnë sigurinë kombëtare Në Dajt është regjistruar një riaktivizim, ndërsa operacioni vijon me 1 helikopter, por nuk ka rrezik për zonat e banuara. Vatrat të tjera janë në Lufaj, Gjorm të Sipërm, Tunjë të Re, Rraja e Velës. Gurë-Lura dhe Qafë Helmes vijojnë të mbahen nën monitorim, me situatën të stabilizuar dhe pa rrezik për zonat e banuara. Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 164 forca operacionale dhe 9 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura mbështesin me 70 efektivë, 1 automjet zjarrfikës dhe 3 helikopterë të Forcës Ajrore. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 15:41 Vatër zjarri në masivin pyjor në Milot, flakët afrohen drejt banesave! Nis ndërhyrja nga ajri, prefekti i Lezhës: Situatë e vështirë! Një vatër zjarri ka shpërthyer në masivin pyjor mbi qytetin e Milotit duke krijuar një situatë problematike për shkak të përhapjes së shpejtë të flakëve.Bimësia e dendur në zonë favorizon përhapjen e zjarrit, ndërsa flakët dhe tymi po afrohen drejt zonës së banuar, duke rritur shqetësimin për banorët dhe objektet pranë saj.Në terren janë angazhuar forcat zjarrfikëse të Bashkisë Kurbin, së bashku me strukturat e tjera të emergjencave, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të situatës dhe parandalimin e avancimit të flakëve.Për shkak të terrenit dhe bimësisë së dendur, ndërhyrja paraqitet e vështirë, ndërsa vijon monitorimi i situatës për të shmangur çdo rrezik të mëtejshëm për zonën e banuar.Sipas prefektit të qarkut Lezhë, Taulant Malshi, i cili ndodhet në vendngjarje, situata paraqitet e vështirë për shkak të terrenit të thyer dhe afërsisë së vatrës së zjarrit me banesat.Për shkak të vështirësive në ndërhyrjen nga toka dhe përhapjes së shpejtë të flakëve, e favorizuar nga bimësia e dendur, ka nisur edhe ndërhyrja nga ajri për të frenuar avancimin e zjarrit dhe për të shmangur rrezikimin e zonës së banuar.Forcat zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencave vijojnë të jenë të angazhuara në terren, ndërsa situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme. Ndërkohë në ndihmë të zjarrfikësve të Kurbinit kanë shkuar dhe ata të Lezhës e Kamzës. P.J/Shqiptarja.com Share Ora 15:01 Era favorizon flakët në Gojan të Pukës, digjet mulliri i fshatit Zjarri në Gojan të Vogël të Pukës është përkeqësuar si pasojë e erës.Si pasojë e flakëve zjarri ka djegur mullirin e fshatit, teksa vijon të përhapet drejt Gojan të Madh. Xh.K/Shqiptarja.com Share Ora 12:21 Zjarr në Janç Mal të Gramshit, terreni i thepisur vështirëson ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO) Një vatër zjarri është regjistruar sot në fshatin Janç Mal, Gramsh.Terreni i thepisur ka vështirësuar ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikësve.Për neutralizimin e zjarrit janë angazhuar 8 punonjës te shërbimit zjarrfikes dhe 5 punonjës të shërbimit pyjor të Gramshit. Xh.K/Shqiptarja.com Share Ora 10:29 Dy vatra zjarri në Mirditë, nuk ka rrezik për banesat Zjarri që ka përfshirë territorin e Pukës ka kaluar edhe në Mirditë, duke aktivizuar një vatër në lagjen Molaj, në fshatin Shtuf, Kaçinar.Sipas informacionit zyrtar, zjarri ka ardhur nga Mali i Tërbunit në Pukë dhe vijon të jetë aktiv. Për shuarjen e tij po punojnë katër efektivë zjarrfikës me një mjet, ndërsa ndërhyrja po kryhet edhe me mjete personale.Ndërkohë, aktive vijon të jetë edhe vatra pranë Shpellës së Valit, në fshatin Përlat i Epërm, si vazhdim i zjarrit të Lufajve. Zjarri paraqitet me intensitet të ulët. Në këtë zonë po punojnë një mjet zjarrfikës me katër efektivë, si dhe tetë punonjës të shërbimit pyjor. Edhe këtu ndërhyrja po kryhet me mjete personale.Në të dyja vatrat nuk raportohet rrezik për banesat.Vatra e zjarrit në Rrajë të Velës është shuar mbrëmjen e djeshme. P.J/Shqiptarja.com Share Xh.K/P.J/Shqiptarja.com TAG: Gojan i Vogel gjegjan Tirane dajt milot zjarret 2026 Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
15 Gusht, 13:45
Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 56.7% Shoqëria 27.2% Social media 16.2% Vota total: 4690 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Gusht, 13:45 Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?
