Plagosje në lagjen Rus në Shkodër Vladimir Bruçi, një emër i njohur për policinë... Një plagosje me armë është regjistruar në qytetin e Shkodrës.
Sipas informacioneve të para i plagosur ka mbetur shtetasi Vladimir Bruçi i njohur si Lad Bruçi, një emër i njohur për Policinë.
Ai është qëlluar disa herë me armë pranë shtëpisë së tij dhe është transportuar me urgjencë në spital.
Autori i dyshuar është identifikuar si Pjerin Bitani, fqinji i tij. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes të dyve për kamerat e sigurisë.
"Rreth orës 14:30, në lagjen “Partizani”, dyshohet se shtetasi P. B. ka plagosur me armë zjarri shtetasin V. B., për motive të dobëta.Shtetasi V. B. u dërgua në spital dhe po merr mjekim.Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.", njofton Policia.
Vladimir Bruçi është babai i Alban Bruçit, një emër i njohur për policinë, i cili më 7 shtator 2024 tentoi të eliminonte fizikisht boksierin dhe kampionin Arjon Kajoshi. Po ashtu në vitin 2024 Vladimir Bruçi u dhunua fizikisht pas sherrit për një vend parkimi.të shtëna me armë në shkodër Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Sulmi ndaj Bakallit, Gjykata: U godit pasi u prezantua si Shef i Krimeve, 45 ditë burg për autorët 20 Gusht 2026, 14:2614:26Kronike Plagosje me thikë në Delvinë, një person dërgohet me urgjencë në spital 20 Gusht 2026, 13:1913:19Kronike Mediat portugeze shkruajnë sërish për vrasjen në Ksamil: 20-vjeçari u masakrua me thikë nga roja e sigurisë 20 Gusht 2026, 12:4312:43Kronike Grabitja e argjendarisë në Paskuqan, lihet në burg një nga autorët; si e “tradhtoi” maska e hedhur në pyll 20 Gusht 2026, 12:3712:37Kronike Vrasja e turistit portugez, policia kontrolle në gjithë Shqipërinë për pronarin e “Principotes”, Bekim Bulica 20 Gusht 2026, 12:1512:15Kronike MDMA, kokainë dhe mijëra euro, arrestohen dy shqiptarët në Mykonos 20 Gusht 2026, 11:5211:52Kronike

