Lajme Zone
Zjarret në vend, 5 vatra mbeten aktive, vijon ndërhyrja në terren
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarret në vend, 5 vatra mbeten aktive, vijon ndërhyrja në terren

Tiranë- Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve në vend, duke bërë me dije se deri në orën 20:00 janë raportuar 8 vatra zjarri në territorin e Shqipërisë. Prej tyre, 5 mbeten aktive, 2 janë nën mbikëqyrje, ndërsa 1 vatër është shuar plotësisht.

Tiranë- Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve në vend, duke bërë me dije se deri në orën 20:00 janë raportuar 8 vatra zjarri në territorin e Shqipërisë. Prej tyre, 5 mbeten aktive, 2 janë nën mbikëqyrje, ndërsa 1 vatër është shuar plotësisht.

Për menaxhimin e situatës janë angazhuar strukturat vendore dhe qendrore të emergjencave, përfshirë MZSH-në, Forcat e Armatosura, ADZM/AZM, shërbimin pyjor, Policinë e Shtetit, strukturat bashkiake dhe vullnetarë. Në mbështetje të operacioneve tokësore janë aktivizuar edhe dy helikopterë të Forcave të Armatosura.

Në Malin e Dajtit, pas riaktivizimit të tre vatrave, po ndërhyjnë 20 forca zjarrfikëse dhe të AZM-së, të mbështetura nga një helikopter i FA-së. Operacioni vijon në terren të vështirë, ndërsa vatra mbetet aktive. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Situata më e ngarkuar në aspektin e angazhimit tokësor është regjistruar në qarkun Dibër. Në Qafë të Helmës kanë operuar 27 forca, ndërsa në Vajkal janë angazhuar forca zjarrfikëse, pyjore, policore, bashkiake dhe vullnetarë. Për shkak të erës, ndërhyrja në Vajkal është mbështetur nga një helikopter i Forcave të Armatosura.

Në Sllatinë të Dibrës po operojnë 10 zjarrfikës, 4 forca të ADZM-së, 5 forca të njësisë administrative dhe 7 vullnetarë. Terreni i thyer dhe malor ka bërë të nevojshme përdorimin e mjeteve 4×4, ndërsa ndërhyrja është mbështetur gjithashtu nga ajri.

Në Arrmollë, situata është normalizuar pas angazhimit të 4 forcave dhe një autoboti uji, duke shmangur rrezikun për banesat përreth.

Në Ungrej të Lezhës, zjarri është shuar plotësisht pas ndërhyrjes së dy automjeteve zjarrfikëse me 7 forca operacionale, 6 forcave bashkiake dhe 4 vullnetarëve.

Ndërkohë, në Elbasan, vatrat në malin e Dardhës dhe malin e Qukësit vijojnë të mbahen nën mbikëqyrje dhe, sipas Ministrisë së Mbrojtjes, aktualisht nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijon monitorimin e situatës në të gjithë territorin, në koordinim me prefekturat, bashkitë dhe strukturat e Mbrojtjes Civile. Kapacitetet operacionale mbeten në terren dhe në gatishmëri, me prioritet mbrojtjen e jetës së qytetarëve, banesave dhe pasurisë. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes CivileForcat e Armatosura