Lajme Zone
Të tjeraShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarret në vend, 5 ende aktive dhe 3 nën monitorim! Përmirësohet situata në Pukë


Vatrat kryesore aktive janë në Dajt dhe Priskë të Tiranës, Lufaj të Mirditës, Tërbun-Gojan të Pukës, Gurë-Lurë të Dibrës, Gjorm i Sipërm në Malësi të Madhe dhe Tunjë e Re, Gramsh. Në terren janë angazhuar 382 forca operacionale dhe 40 automjete zjarrfikëse

35 vatra zjarri janë evidentuar gjatë 24 orëve të fundit në vend, nga të cilat 5 janë aktive dhe 3 po mbahen nën monitorim, informoi sot Ministria e Mbrojtjes. Vatrat kryesore aktive janë në Dajt dhe Priskë të Tiranës, Lufaj të Mirditës, Tërbun-Gojan të Pukës, Gurë-Lurë të Dibrës, Gjorm i Sipërm në Malësi të Madhe dhe Tunjë e Re, Gramsh. Pas një nate në luftë me flakët kemi një përmirësim të situatës në Tërbun-Gojan. Si pasojë e rrezikut të afrimit të flakëve pranë banesave, një familje u evakuua. LEXO EDHE:Zjarri aktiv prej disa ditësh në Pukë, digjen 120 hektarë pyje! Flakët u afrohen dy fshatrave, në Gojan evakuohet një familje (VIDEO) Në terren janë angazhuar 382 forca operacionale dhe 40 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura kanë mbështetur operacionet me 90 efektivë dhe 3 helikopterë të Forcës Ajrore. Dajt, Tiranë - vijon puna për shuarjen e zjarrit, sot me mbështetjen e 30 efektivëve të FA. Nuk ka rrezik për zonat e banuara. Ndërkohë, vatra e Priskës është në kontroll. Lufaj, Mirditë - vatra vijon aktive me intensitet të ulët dhe forcat operacionale vazhdojnë punën. Nuk ka rrezik për zonat e banuara. Tërbun-Gjegjan-Gojan, Pukë - situata në sipërfaqet pyjore të Tërbunit është përmirësuar, ndërsa vatrat në Gjegjan dhe Gojan vijojnë aktive. Gjatë operacionit u evakuua një familje dhe, falë ndërhyrjes së forcave, u shmang rreziku për banesën. Sot operacioni mbështetet nga 40 efektivë të FA dhe 2 helikopterë. Gjorm i Sipërm, Malësi e Madhe - vijon puna për shuarjen e vatrës së riaktivizuar me 2 automjete zjarrfikëse dhe 6 efektivë të MZSH. Tunjë e Re, Gramsh - vijon puna për izolimin dhe shuarjen e zjarrit; nuk ka rrezik për zonat e banuara. Gurë-Lura mbetet nën kontroll pas shuarjes së zjarrit, ndërsa në Qafë Helmes vijon puna e forcave operacionale, pa rrezik për zonat e banuara. Lajm në përditësim… Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 10:29 Dy vatra zjarri në Mirditë, nuk ka rrezik për banesat Zjarri që ka përfshirë territorin e Pukës ka kaluar edhe në Mirditë, duke aktivizuar një vatër në lagjen Molaj, në fshatin Shtuf, Kaçinar.Sipas informacionit zyrtar, zjarri ka ardhur nga Mali i Tërbunit në Pukë dhe vijon të jetë aktiv. Për shuarjen e tij po punojnë katër efektivë zjarrfikës me një mjet, ndërsa ndërhyrja po kryhet edhe me mjete personale.Ndërkohë, aktive vijon të jetë edhe vatra pranë Shpellës së Valit, në fshatin Përlat i Epërm, si vazhdim i zjarrit të Lufajve. Zjarri paraqitet me intensitet të ulët. Në këtë zonë po punojnë një mjet zjarrfikës me katër efektivë, si dhe tetë punonjës të shërbimit pyjor. Edhe këtu ndërhyrja po kryhet me mjete personale.Në të dyja vatrat nuk raportohet rrezik për banesat.Vatra e zjarrit në Rrajë të Velës është shuar mbrëmjen e djeshme. P.J/Shqiptarja.com Share Xh.K/E.H/Shqiptarja.com TAG: zjarret 2026 Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

15 Gusht, 13:45

Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 56.8% Shoqëria 27.2% Social media 16.1% Vota total: 4497 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Gusht, 13:45 Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?