12 vatra zjarri janë raportuar në territorin e vendit, ndërsa 4 prej tyre vijojnë të jenë aktive dhe 3 të tjera janë nën mbikëqyrje. Ministria e Mbrojtjes ka angazhuar 214 forca operacionale, 6 automjete zjarrfikëse, 75 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 3 helikopterë për përballimin e situatës.
Situata e zjarreve në vend vijon të jetë nën monitorim, me disa vatra që paraqesin rrezik për përhapje. Sipas përditësimit të Ministrisë së Mbrojtjes, të publikuar më 29 gusht 2026, ora 14:00, në territorin e vendit janë evidentuar gjithsej 12 vatra zjarri.
Nga këto, 4 vatra mbeten aktive, ndërsa 3 janë nën mbikëqyrje. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Një nga zonat më problematike është Dajti, në drejtim të Qafë-Priskës përballë Farkës, ku janë evidentuar riaktivizime dhe zgjerim i vatrës së zjarrit.
Në terren po operojnë 25 forca zjarrfikëse dhe të AZM-së, si dhe 20 efektivë të Forcave të Armatosura. Për ndërhyrjen nga ajri janë aktivizuar gjithashtu dy helikopterë.
Në Vajkal të Bulqizës janë përqendruar forca të shumta për të mbajtur nën kontroll situatën. Operacioni mbështetet nga një helikopter dhe 30 efektivë të Forcave të Armatosura, në bashkëpunim me strukturat e MZSH-së, forcat pyjore dhe vullnetarët.
Aktive mbetet edhe vatra në Qafë të Helmës, e cila aktualisht po monitorohet dhe, sipas Ministrisë së Mbrojtjes, nuk paraqet zhvillime të reja apo rrezik për zonat e banuara.
Në Sllatinë të Dibrës vijon angazhimi i forcave në terren. Në operacion janë përfshirë 78 forca të MZSH-së, shërbimeve pyjore, ADZM-së, bashkisë dhe vullnetarëve.
Ndërkohë, vatrat në Komsinë, malin e Dardhës dhe malin e Qukësit janë izoluar ose ndodhen nën mbikëqyrje dhe nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara.
Sa i përket zjarrit të raportuar në Delisuf të Vlorës, Ministria njofton se ai është shuar plotësisht. Zjarri kishte përfshirë një sipërfaqe prej rreth 2 hektarësh me shkurre.
Autoritetet vijojnë monitorimin dhe ndërhyrjet në zonat ku zjarret mbeten aktive, ndërsa strukturat e emergjencave janë në gatishmëri për çdo përkeqësim të situatës. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Ministria e Mbrojtjeszjarret ne vend

