Lajme Zone
Zjarret në Shqipëri/ 35 vatra të raportuara në 24 orë, 5 mbeten aktive
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarret në Shqipëri/ 35 vatra të raportuara në 24 orë, 5 mbeten aktive

Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë raportuar 35 vatra zjarri, nga të cilat 5 vijojnë të jenë aktive, ndërsa 3 të tjera janë nën kontroll.

Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë raportuar 35 vatra zjarri, nga të cilat 5 vijojnë të jenë aktive, ndërsa 3 të tjera janë nën kontroll.

Për përballimin e situatës janë angazhuar 382 forca operacionale dhe 40 automjete zjarrfikëse. Në operacione janë përfshirë edhe Forcat e Armatosura me 90 efektivë dhe 3 helikopterë të Forcës Ajrore.

Në Dajt të Tiranës vijon puna për shuarjen e zjarrit, me mbështetjen e 30 efektivëve të Forcave të Armatosura. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, nuk ka rrezik për zonat e banuara, ndërsa vatra në Priskë është nën kontroll. Në Lufaj të Mirditës, zjarri vijon aktiv me intensitet të ulët dhe forcat operacionale po punojnë për shuarjen e tij. Edhe këtu nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

Situata mbetet aktive edhe në zonën Tërbun–Gjegjan–Gojan në Pukë. Gjendja në sipërfaqet pyjore të Tërbunit është përmirësuar, ndërsa vatrat në Gjegjan dhe Gojan vijojnë aktive. Gjatë operacionit është evakuuar një familje, ndërsa ndërhyrja e forcave ka shmangur rrezikun për banesën. Sot operacioni mbështetet nga 40 efektivë të Forcave të Armatosura dhe dy helikopterë.

Në Gjorm të Sipërm, Malësi e Madhe, vijon puna për shuarjen e vatrës së riaktivizuar, ku janë angazhuar dy automjete zjarrfikëse dhe gjashtë efektivë të MZSH-së.

Ndërkohë, në Tunjë të Re në Gramsh vijon puna për izolimin dhe shuarjen e zjarrit, pa rrezik për zonat e banuara.

Ministria e Mbrojtjes njofton gjithashtu se Gurë-Lura mbetet nën kontroll pas shuarjes së zjarrit, ndërsa në Qafë Helmes vijon puna e forcave operacionale, pa rrezik për banesat.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile po monitoron në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin, në koordinim me prefekturat, bashkitë dhe strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile.

Kapacitetet operacionale mbeten në terren dhe në gatishmëri për ndërhyrje, me prioritet mbrojtjen e jetës së qytetarëve, banesave dhe pasurisë. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *Fokus*KryesoreAktualitet