Lajme Zone
Zjarret në Mallakastër me intensitet të ulët, forcat zjarrfikëse në terren për izolimin e vatrave
Të tjeraABC News Albania

Zjarret në Mallakastër me intensitet të ulët, forcat zjarrfikëse në terren për izolimin e vatrave

Vatrat e zjarrit që nisën një javë më parë në Mallakastër kanë intensitet të ulët, ndërkohë që forcat operacionale janë përqendruar në Patos, aty ku përfunduan flakët që përshkuan Rribani dhe Ngraçani.

Në Mallakastër ka filluar puna për kontrollin e perimetrit të vatrës së zjarrit, ku po operojnë 20 trupa të FA, 10 efektivë të MZSH, 20 forca bashkiake, 4 forca nga Shërbimi Pyjor dhe një mjet zjarrfikës.

Në Drenie, Bashkia Patos, ka filluar puna për izolimin e vatrës së zjarrit me 3 automjete zjarrfikëse, 12 efektivë të MZSH, 10 forca bashkiake, 20 trupa të FA./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet mallakasterzjarr