Lajme Zone
Të tjeraBalkanWeb

Zjarret në karburante, inxhinierja: Sistemet e mbrojtjes dhe trajnimi i stafit, problematikat kryesore. Nuk është respektuar…


Inxhinierja elektrike Pranvera Hysenaj ka ngritur shqetësimin për masat e sigurisë dhe mbrojtjes nga zjarri në karburante, duke theksuar se ato duhet të parashikohen që në fazën e projektimit dhe jo të merren vetëm pasi ndodh një incident.

Inxhinierja elektrike Pranvera Hysenaj ka ngritur shqetësimin për masat e sigurisë dhe mbrojtjes nga zjarri në karburante, duke theksuar se ato duhet të parashikohen që në fazën e projektimit dhe jo të merren vetëm pasi ndodh një incident. E ftuar në emisionin “Minuta e Parë” me Ola Brukon në News24, Hysenaj tha se një ndër problematikat kryesore lidhet me sistemet e mbrojtjes nga zjarri dhe trajnimin e stafit që duhet t’i mirëmbajë dhe aktivizojë ato. “Masat duhen marrë që në fazën e parë të projektimit, jo pasi ka rënë zjarri të kujtohemi që duhen marrë masa. Gjithashtu edhe stafi duhet të jetë i trajnuar për të mirëmbajtur sistemin”, u shpreh ajo. Sipas inxhinieres, zjarret në karburante paraqesin rrezik të veçantë për shkak të pranisë së hidrokarbureve. Ajo theksoi se këto ambiente duhet të trajtohen me të njëjtin seriozitet sa objektet e tjera ku kërkohen masa të posaçme për mbrojtjen nga zjarri, si spitalet, shkollat dhe aeroportet. Hysenaj u ndal edhe te masat që duhet të jenë në fuqi për evakuimin e personave në rast zjarri. Ajo përmendi sinjalistikën, rrugët e kalimit të lira dhe të aksesueshme, si dhe praninë e një stafi të trajnuar për të dhënë ndihmën e parë dhe për të reaguar në mënyrë të shpejtë. “Nëse këto nuk janë, duhet të merren që sot, pasi sigurojnë jetën e njerëzve dhe aktivitetin”, deklaroi inxhinierja.

Sipas saj, jo vetëm karburantet, por çdo shkollë, institucion apo biznes duhet të ketë staf mirëmbajtjeje të trajnuar, i cili në radhë të parë të jetë në gjendje të kontrollojë sistemet e mbrojtjes nga zjarri dhe t’i aktivizojë ato në rast nevoje.

“Çdo shkollë, çdo institucion e biznes duhet të ketë stafin e mirëmbajtjes. Në radhë të parë duhet të jetë i trajnuar për të kontrolluar sistemet e mbrojtjes dhe për t’i aktivizuar ato. Shpesh, për fat të keq, nuk ka”, tha Hysenaj. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb