Lajme Zone
Zjarret/ Në Kalivaç të Lezhës digjen disa banesa, raportohet edhe për shpërthime! Në Mallunxë të Matit flakët u drejtohen fshatrave, situata problematike edhe në Dajt-Qafë Priskë (VIDEO)
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarret/ Në Kalivaç të Lezhës digjen disa banesa, raportohet edhe për shpërthime! Në Mallunxë të Matit flakët u drejtohen fshatrave, situata problematike edhe në Dajt-Qafë Priskë (VIDEO)

4 vatra zjarri janë ende aktive në Shqipëri, kurse 4 të tjera nga 27 të raportuara në total gjatë 24 orëve, janë nën monitorim. Në Kalivaç të Lezhës, një zjarr i përmasave të mëdha po rrezikon zonën e banuar. Flakët po përhapen me shpejtësi, të favorizuara edhe nga era e fortë, ndërkohë në terren janë forcat zjarrfikëse për të bërë të mundur shuarjen e flakëve. Raportohet se zjarri ka djegur edhe

4 vatra zjarri janë ende aktive në Shqipëri, kurse 4 të tjera nga 27 të raportuara në total gjatë 24 orëve, janë nën monitorim. Në Kalivaç të Lezhës, një zjarr i përmasave të mëdha po rrezikon zonën e banuar. Flakët po përhapen me shpejtësi, të favorizuara edhe nga era e fortë, ndërkohë në terren janë forcat zjarrfikëse për të bërë të mundur shuarjen e flakëve. Raportohet se zjarri ka djegur edhe disa shtëpi, të banuara dhe të pabanuara. Në zonë dëgjohen edhe shpërthime, të cilat mund të jenë shkaktuar nga municione të pashpërthyera që ndodhen në zonë. Dy helikopterë po ndihmojnë forcat zjarrfikëse nga ajri për shuarjen e flakëve. LEXO edhe...Lezhë/ Zjarri në Kalivaç, kryebashkiaku Pjerin Ndreu në terren: Flakët u përhapën me shpejtësi rrufe! Dëme të shumta në disa banesa, situata në përmirësim Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, vizitoi zonën e prekur nga flakët, duke thënë se zjarri u përhap me një shpejtësi të jashtëzakonshme, duke u favorizuar edhe nga era e fortë. Ndreu shtoi se me ndërhyrjen nga toka dhe të 2 helikopterëve nga ajri, situata e flakëve në terren po përmirësohet. "Zjarri tani po vihet nën kontroll, megjithëse ka vatra dhe ne po i ndjekim. Tani po shpërndahen edhe të gjitha forcat këmbësore që do shkojnë në disa vatra ku helikopteri ka bërë punën e vet. Dy helikopterë. Dhe besoj se pas gjithë asaj që ka ndodhur, situata do të vihet nën kontroll. Shpresoj që të jemi në një situatë për përmirësuar orë pas ore. Zjarri është përhapur shumë shpejtë, ka pasur një përhapje rrufe. Zjarri ka hyrë në banesa dhe ka bërë dëme më të mëdha”, tha mes të tjerash Ndreu. Vatrat e tjera aktive janë të përqendruara në qarkun Dibër: në Vajkal, Bulqizë, ku zjarri ka përshkuar mbi 18 ha dhe sot vijon ndërhyrja; në Lundre, Mat, ku zjarri vijon në një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore dhe operacioni mbështetet nga 30 forca të FA; si dhe në Mallunxë, ku riaktivizimi i zjarrit nga era e fortë e ka orientuar atë drejt fshatrave Mallunxë dhe Lis. Në Dajt–Qafë Priskë situata vijon të jetë problematike, por pa rrezik për zonat e banuara; sot operacioni vazhdon me mbështetjen e 30 forcave të FA. Nën mbikëqyrje janë gjithashtu vatrat në Qafën e Lugut–Vithkuq, malin e Qukësit–Prrenjas dhe Iballë–Fushë-Arrëz, ku kjo e fundit ndodhet në terren shumë të vështirë dhe gjatë ditës së djeshme u ndërhy edhe me helikopter të FA. Ora 19:17 Lezhë/ Zjarri në Kalivaç, kryebashkiaku Pjerin Ndreu në terren: Flakët u përhapën me shpejtësi rrufe! Dëme të shumta në disa banesa, situata në përmirësim Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, ka vizituar nga afër zonat e prekura nga zjarri në Kalivaç, ku u dogjën edhe disa banesa.Për mediat, Ndreu tha se zjarri ka pasur një përhapje të shpejtë, duke u favorizuar edhe nga era e fortë.Më tej Ndreu theksoi se situata po përmirësohet, pas ndërhyrjes nga toka dhe nga ajri me 2 helikopterë.“Ka një zjarr, siç e shikoni është një ndër zonat më të thella të Lezhës. Zjarri është përhapur menjëherë, ka pasur edhe erë. Ndërkohë që ne jemi përgatitur, forcat e emergjencave janë përgatitur. Helikopterët kanë ardhur, zjarri ka bërë punën e vet. Ka dëmtuar disa banesa. Jemi këtu te banesa e shtetasit Preng Boci, e cila është dëmtuar thuajse komplet. Kemi evidentuar edhe disa banesa të tjera. Kemi shkuar dhe i kemi parë aty. Por ajo që është pozitive për momentin është që nuk kemi dëme në njerëz dhe kjo është kryesorja. Zjarri tani po vihet nën kontroll, megjithëse ka vatra dhe ne po i ndjekim. Tani po shpërndahen edhe të gjitha forcat këmbësore që do shkojnë në disa vatra ku helikopteri ka bërë punën e vet. Dy helikopterë. Dhe besoj se pas gjithë asaj që ka ndodhur, situata do të vihet nën kontroll. Shpresoj që të jemi në një situatë për përmirësuar orë pas ore. Zjarri është përhapur shumë shpejtë, ka pasur një përhapje rrufe. Zjarri ka hyrë në banesa dhe ka bërë dëme më të mëdha”, tha mes të tjerash Ndreu. Share Ora 16:12 Zjarr i përmasave të mëdha në Kalivaç të Lezhës, digjen disa banesa! Raportohet edhe për shpërthime Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën e Kalivaçit në Lezhë, duke rrezikuar zonën e banuar.Flakët janë përhapur me shpejtësi në disa drejtime, të favorizuara edhe nga era e fortë që po përfshin zonën. Situata paraqitet e vështirë, ndërsa zjarri vijon të zgjerojë perimetrin.Mësohet se janë disa banesa, të banuara dhe të pabanuara, të cilat janë djegur. Në zonë janë dëgjuar edhe shpërthime, të cilat dyshohet të jenë shkaktuar nga municione të pashpërthyera që gjenden në zonë.Në terren ndodhen banorë të zonës, së bashku me strukturat e emergjencave dhe shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe vënien nën kontroll të flakëve.Për shkak të përhapjes së shpejtë të zjarrit dhe afërsisë me zonën e banuar, situata mbetet shqetësuese dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme. Dy helikopterë po ndihmojnë forcat zjarrfikëse nga ajri për shuarjen e flakëve. Share P.J/R.Xh/ReportTv.al Tirane Diber zjarret 2026 Lezhe zjarr Komento Komente Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 75.4% Të gabuar 20.7% Nuk e di 3.9% Vota total: 1396 Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?