Lajme Zone
Zjarret në Himarë, kryebashkiaku Vangjel Tavo thirrje për banorët: Largohuni nga zonat e rrezikuara
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarret në Himarë, kryebashkiaku Vangjel Tavo thirrje për banorët: Largohuni nga zonat e rrezikuara

Një situatë e rëndë zjarri është raportuar në zonën e Himarës, me flakët që po përparojnë në drejtim të zonave të banuara.

Një situatë e rëndë zjarri është raportuar në zonën e Himarës, me flakët që po përparojnë në drejtim të zonave të banuara. Për shkak të rrezikut të përhapjes së zjarrit, banorëve u është bërë thirrje urgjente të largohen nga banesat, bizneset apo ambientet e tjera që mund të jenë në rrezik. Në njoftimin e shpërndarë nga kryebashkiaku Vangjel Tavo, për qytetarët kërkohet që banorët të tregojnë kujdes maksimal dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve gjatë situatës. Gjithashtu, qytetarëve u bëhet apel që, në rast nevoje, të kërkojnë menjëherë ndihmën e strukturave të Policisë së Shtetit, Policisë Bashkiake, shërbimeve zjarrfikëse dhe urgjencës mjekësore. “Ruani qetësinë dhe zbatoni udhëzimet e autoriteteve!”, thuhet në njoftim. Në terren janë vënë në dispozicion edhe numra kontakti për koordinimin dhe marrjen e ndihmës nga banorët në zonat e prekura:

+355 69 600 0200

+355 69 260 4355

+355 69 478 6723

+355 69 726 6533

+355 69 252 1907

+355 68 240 6302

+355 69 539 2571

+355 69 580 3899

+355 69 323 7130

+355 69 463 6213

Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të Himarës të mos neglizhojnë situatën dhe të largohen në kohë nga çdo zonë ku flakët përbëjnë rrezik për jetën dhe pronën. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: himare zjarre