Lajme Zone
Zjarri në Himarë: Digjen disa shtëpi, dhjetëra të tjera në rrezik
Të tjeraJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarri në Himarë: Digjen disa shtëpi, dhjetëra të tjera në rrezik

Situata në Himarë është përshkallëzuar mbrëmjen e sotme, teksa një zjarr i përmasave të mëdha po përhapet me shpejtësi dhe ka përfshirë edhe banesa në zonën e prekur.

Situata në Himarë është përshkallëzuar mbrëmjen e sotme, teksa një zjarr i përmasave të mëdha po përhapet me shpejtësi dhe ka përfshirë edhe banesa në zonën e prekur.

Pamjet e siguruara nga redaksia e JOQ Albania tregojnë situatën alarmante në terren. Flakët kanë përfshirë banesa, ndërsa tymi i dendur ka mbuluar zonën.

Sipas informacioneve të mbërritura në redaksi, deri tani janë djegur të paktën 5 banesa, ndërsa rrezikohen shumë të tjera nga përhapja e flakëve.

Në terren ndodhen banorë dhe forcat zjarrfikëse, të cilët po përpiqen të luftojnë me flakët dhe të pengojnë përhapjen e tyre drejt banesave të tjera. Era e fortë po e vështirëson ndjeshëm ndërhyrjen dhe favorizon përhapjen e zjarrit.

Situata vijon të jetë kritike, ndërsa banorëve u është bërë thirrje të largohen nga zonat e rrezikuara. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)