Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarret/ Në Fier angazhohen 1 avion dhe 1 helikopter! Ndërhyrje nga ajri për vatrat në Bardhaj të Shkodrës, flakët pranë banesave


11 vatra vijojnë ende të jenë aktive dhe 5 të tjera janë nën mbikëqyrje, sipas bilancit të 24 orëve të fundit. Fieri vijon të jetë vatër problematike ku veç angazhimit të 13 automjete zjarrfikëse e 4 autoboteve, po ndërhyhet me një helikopter dhe një avion ‘Air Tractor.’ Në Çërrilë të Mallakastrës një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët. LEXO edhe...Z

11 vatra vijojnë ende të jenë aktive dhe 5 të tjera janë nën mbikëqyrje, sipas bilancit të 24 orëve të fundit. Fieri vijon të jetë vatër problematike ku veç angazhimit të 13 automjete zjarrfikëse e 4 autoboteve, po ndërhyhet me një helikopter dhe një avion ‘Air Tractor.’ Në Çërrilë të Mallakastrës një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët. LEXO edhe...Zjarr në Çërrilë të Mallakastrës, flakët përfshijnë pisha, ullishte dhe shkurre Në Bardhaj të Shkodrës, janë angazhuar 6 automjete zjarrfikëse, forca të shumta si dhe 1 helikopter. Flakët që vijojnë prej 24 orësh po përhapen në një sipërfaqe pyjore me pisha, ndërsa era e fortë dhe terreni i thyer po vështirësojnë ndërhyrjen e mjeteve. Një vatër e zbritur nga kodra është afruar pranë zonës së banuar. Në Tërbun ka një vatër të re zjarri, pas flakëve që përfshinë një sipërfaqe prej 3 mijë hektarësh disa ditë më parë. Në malin e Dajtit janë angazhuar 77 forca ushtarake dhe 1 helikopter. Për ditën e sotme është parashikuar angazhimi i 160 forcave ushtarake në zonat ku ndërhyrja vijon. Lajm në përditësim... Ora 14:08 Iu afrua banesave, shuhet zjarri në Krastë të Elbasanit Një zjarr ka përfshirë kodrën e Krastës në Elbasan duke iu afruar banesave. Fatmirësisht, zjarrfikësit kanë reaguar menjëherë duke arritur ta vendosnin në kontroll e më pas e kanë fikur. Share Ora 13:36 Zjarr në Çërrilë të Mallakastrës, flakët përfshijnë pisha, ullishte dhe shkurre Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte dhe shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Çërrilë të Mallakastrës.Në vendngjarje ndodhen mjetet zjarrfikëse të Mallakastrës, efektivë të policisë dhe banorë të zonës, të cilët janë bashkuar në operacionin për neutralizimin e zjarrit. Ndërhyrja po bëhet e vështirë për shkak të terrenit të thyer, ndërsa vatra ndodhet larg zonës së banuar. Share Ora 13:32 Zjarri në Myselim dhe kodrat e Bardhajt në Shkodër, flakët u afrohen banesave! Ndërhyn edhe helikopteri, banorët: Dëm kolosal Prej më shumë se 24 orësh vijon të jetë aktiv zjarri në zonën e Myselimit dhe në kodrat e Bardhajve, në Shkodër. Flakët po përhapen në një sipërfaqe pyjore me pisha, ndërsa era e fortë dhe terreni i thyer po vështirësojnë ndërhyrjen e mjeteve.Në Bardhaj, ku një vatër e zbritur nga kodra është afruar pranë zonës së banuar. Zef Dushi, banor i zonës, tregon se pranë banesës së tij janë djegur ullinj dhe mjete bujqësore, ndërsa apelon për ndihmë nga institucionet.“Unë kam shkuar të marr gruan rreth orës 11. Kur vijmë, shohim zjarrfikësen. Kur erdhëm te ura, pamë tymin. Tha gruaja ‘te shtëpia jonë more!’ përhapet me sekonda, ka bërë dëm kolosal, më ka djegur ullinjtë, veglat”, thotë ai.Një tjetër banor kërkon vijimin e ndërhyrjes nga ajri, duke paralajmëruar se, pa mbështetjen e helikopterit, situata mund të përkeqësohet.“Është gjithë ky vend, duhet ndërhyrje. Njerëzit s’kanë ç’bëjnë. Erdhi helikopteri e fiku, por ka vazhduar tërë natën. E rrezikshme se i djeg tërë malet, bardhanjorët ndodhen mbrapa malit, kanë shtëpitë”, shprehet banori.Në terren janë angazhuar forca të shumta tokësore ndërsa vijon edhe ndërhyrja nga ajri me helikopter.Forcat operacionale janë përqendruar në mbrojtjen e banesave, izolimin e vatrave aktive dhe frenimin e përhapjes së mëtejshme të flakëve. Ndërkohë, shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta. Share Ora 13:12 Rindezet zjarri në masivin pyjor të Terbunit, dyshohet i qëllimshëm! Zjarrfikësit nisen drejt vatrës së re Një vatër e re zjarri është shfaqur në masivin pyjor të Terbunit, vetëm pak ditë pasi flakët përfshinë zonën duke djegur rreth 3 mijë hektarë sipërfaqe pyjore. Sipas informacionit paraprak, zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm.Ngjarja ndodh në një kohë kur Bashkia ka hapur konsultimet për instalimin e parkut eolik në këtë zonë.Shërbimi zjarrfikës, i angazhuar edhe në vatra të tjera zjarri, është nisur drejt Terbunit për të ndërhyrë dhe për të vënë nën kontroll flakët. Share Ora 12:30 Fier/ Panorama e trishtë pas zjarrit në Levan, kodrat e gjelbra dhe tokat e mbjella kthehen në shkrumb Kodrat e gjelbëruara të Levanit që mund të shiheshin vetëm pak ditë më parë, pas zjarrit janë veçse sipërfaqe të hirta.Në videon krahasuese, shihet sesi tokat e mbjella me pemë frutore e ullinj janë shkretuar, ndërsa shtëpitë, për të cilat shumë banorë u përpoqën t’i shpëtonin nga flakët, zbardhin mes panoramës së zymtë.Në Levan, u dogj një banesë dhe një stallë, por bagëtitë shpëtuan. Megjithatë, ka dëm të konsiderueshëm edhe për blegtorinë.Sot vatra është ende aktive dhe nuk përjashtohet rreziku i aktivizimit. Në terren ndodhen forca të shumta, si dhe një avion ‘Air Tractor’ e një helikopter. Share P.J/ReportTv.al zjarret 2026 Fier frakull Komento Komente Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 74.8% Të gabuar 21% Nuk e di 4.2% Vota total: 4674 Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?