Linda dhe Edi Rama / Nga Cernobbio, Edi Rama i dha leksione Evropës për zgjerimin, emigracionin dhe ekonominë, ndërsa në Tiranë drejton një shtet ku korrupsioni, krimi dhe oligarkët konkurrojnë për pushtet... “Shqipëria i rri e vogël Edit tim”. Kjo fjali e Linda Ramës mund të lexohet si shpjegimi më i shkurtër i sjelljes së kryeministrit shqiptar. Edi Rama nuk sillet më si drejtuesi i një vendi të vogël, të varfër dhe të zhytur në skandale. Ai sillet si udhëheqësi i një superfuqie që Evropa nuk ka ditur ende ta kuptojë.
Në Cernobbio, Rama e krahasoi Bashkimin Evropian me Titanikun përballë ajsbergut. Ai i tregoi Evropës si duhet të zgjerohet, si duhet të trajtojë emigracionin, si duhet të shpëtojë nga plakja demografike dhe si duhet të sigurojë lëndët e para strategjike.
Gjermanisë dhe Francës u dha rolin e “babait dhe nënës”, ndërsa Italinë e pagëzoi si “tezen” e vendeve kandidate. Shqipërisë dhe gjashtë vendeve të tjera u rezervoi rolin e fëmijëve që duhet të ulen në tryezë, të dëgjojnë të mëdhenjtë dhe të mos kenë të drejtë vetoje.
Rama foli edhe për rezervat e mëdha të bakrit. Tha se Shqipëria po largon investitorët kinezë dhe po pret investitorët evropianë. Nuk tregoi sa bakër ka Shqipëria, ku ndodhen rezervat, cilat kompani kineze janë refuzuar dhe kush negocion me kompanitë evropiane. Ai e prezantoi pasurinë nëntokësore të vendit si ofertë personale në një sallon ndërkombëtar biznesi.
Kryeministri mund ta flasë anglishten rrjedhshëm, mund të bëjë humor me Giorgia Melonin dhe mund t’i argëtojë sallat me historitë e tij. Anglishtja i nuk pastron tenderët, nuk ndan policinë nga krimi dhe nuk i largon grupet kriminale nga zyrat e shtetit.
Komisioni Evropian konstaton rreziqe korrupsioni në Policinë e Shtetit, prokurimet publike, partneritetet publike-private, pronat dhe investimet strategjike. SPAK hetoi vetëm gjatë vitit 2025 tridhjetë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë. Tetëmbëdhjetë prej tyre përfunduan në gjykatë, ndërsa dhjetë morën dënime të formës së prerë.
Kjo është Shqipëria reale që Rama la pas kur mori avionin për në Cernobbio.
Në Shqipëri, grupet kriminale ndajnë territore, blejnë besnikëri, depërtojnë në polici dhe zgjidhin konfliktet me armë. Ato funksionojnë me kodin e klanit dhe të familjes, sipas një modeli që i përket shekullit XVIII. Kryeministri i këtij vendi nuk mund t’i imponohet Evropës si reformator global.
Shqipëria nuk i rri e vogël Edi Ramës. Egos së tij i rri e vogël çdo vend që nuk e trajton si udhëheqës historik. Këtë bindje ia ushqejnë familja, oborri politik, ministrat dhe vartësit që kanë zëvendësuar institucionet me adhurimin e kryetarit.
Rama duhet të zbresë nga skena e liderit global dhe të shohë shtetin që ka ndërtuar. Nuk mund ta shpëtojë Evropën një kryeministër që ende nuk ka shpëtuar Shqipërinë nga sistemi i vet./Pamfletishqipëria i rri e vogël edit tim gjergj zefi linda rama Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Editorial Sindroma e Stokholmit në Partinë Socialiste 5 Shtator 2026, 13:1813:18Editorial Cirku i së premtes në orën pesë! 4 Shtator 2026, 11:2211:22Editorial Kur Kryeministri nuk ka më asgjë për të thënë 3 Shtator 2026, 13:2913:29Editorial Identikiti i një lideri që rrëzon Edi Ramën 2 Shtator 2026, 11:1911:19Editorial Misteri i vdekjes së Allison Guerrieros dhe Kryeministri ynë 1 Shtator 2026, 11:0911:09Editorial Të gjithë në pritje të gjeneralit 31 Gusht 2026, 12:1012:10Editorial

