Lajme Zone
Zjarret në Dajt, Bulqizë dhe Lurë/ Ministri Nufi tregon situatën
Të tjeraCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarret në Dajt, Bulqizë dhe Lurë/ Ministri Nufi tregon situatën

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka ndarë detaje mbi situatën e disa prej vatrave të zjarrit që po vijojnë në vend. Sipas Nufit, bëhet fjalë për vatrat problematike në Dajt, Bulqizë, Lurë. Më konkretisht, në Dajt, vatrat janë nën kontroll dhe nuk paraqitet rrezik për zonat e banuara. Për shuarjen e zjarrit janë angazhuar 50 efektivë të Regjimentit të Operacioneve Speciale dhe 2 helikopterë. Në Bu

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka ndarë detaje mbi situatën e disa prej vatrave të zjarrit që po vijojnë në vend.

Sipas Nufit, bëhet fjalë për vatrat problematike në Dajt, Bulqizë, Lurë.

Më konkretisht, në Dajt, vatrat janë nën kontroll dhe nuk paraqitet rrezik për zonat e banuara. Për shuarjen e zjarrit janë angazhuar 50 efektivë të Regjimentit të Operacioneve Speciale dhe 2 helikopterë.

Në Bulqizë, në terren ndodhen 20 efektivë dhe 3 mjete. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Ndërsa Lura mbetet një nga vatrat me angazhimin më të madh. Janë hapur korridore me fadroma, duke ndaluar avancimin e zjarrit drejt banesave. Nuk ka rrezik për zonat e banuara. Në operacionin kundër flakëve janë përfshirë 50 efektivë, 6 mjete, 1 zjarrfikëse dhe 2 avionë Air Tractor./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.