Lajme Zone
Tentativa për atentat në Elbasan/ Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar: Vetëm zgjidhje paqësore ndaj konflikteve
Të tjeraCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Tentativa për atentat në Elbasan/ Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar: Vetëm zgjidhje paqësore ndaj konflikteve

Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar ka reaguar sot pas ngjarjes së rëndë të shënuar në qytetin e Elbasanit, ku një atentat mbeti në tentativë pasi autorit i ngeci arma. Përmes një deklarate, shprehet shqetësimi i thellë për ngjarjen, por edhe cenimin e qetësisë dhe sigurisë së komunitetit përmes akteve të dhunës, kërcënimit dhe përdorimit të armëve. Sipas Qendrës së Bashkëpunimit Ndërfetar, instituci

Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar ka reaguar sot pas ngjarjes së rëndë të shënuar në qytetin e Elbasanit, ku një atentat mbeti në tentativë pasi autorit i ngeci arma.

Përmes një deklarate, shprehet shqetësimi i thellë për ngjarjen, por edhe cenimin e qetësisë dhe sigurisë së komunitetit përmes akteve të dhunës, kërcënimit dhe përdorimit të armëve.

Sipas Qendrës së Bashkëpunimit Ndërfetar, institucionet duhet të punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, e paralelisht duhet shtuar edukimi për zgjidhjen paqësore të konflikteve. Deklarata e plotë:

Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar shpreh shqetësimin e saj të thellë për ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në Elbasan, ku fatmirësisht u shmang humbja e një jete njerëzore.

Çdo akt dhune, kërcënimi apo përdorimi i armëve është i papranueshëm dhe cenon jo vetëm jetën e individit, por edhe qetësinë dhe sigurinë e gjithë komunitetit.

Është e rëndësishme që, krahas punës së institucioneve për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe zbatimin e ligjit, edhe ne si qytetarë të ndërgjegjësohemi më shumë për pasojat e dhunës. Duhet të edukojmë veten dhe brezat e rinj me kulturën e dialogut, vetëpërmbajtjes, respektit dhe zgjidhjes paqësore të konflikteve.

Elbasani ka një traditë të çmuar bashkëjetese, tolerance dhe respekti ndërmjet njerëzve. Ruajtja e kësaj fryme është përgjegjësi e përbashkët e institucioneve, familjeve, shkollave, komuniteteve fetare dhe e çdo qytetari.

Jeta njerëzore është e shenjtë. Konfliktet zgjidhen me dialog dhe ligj, jo me armë. Paqja dhe siguria fillojnë nga secili prej nesh./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.